Rrëfenj shpirti / Poezi nga Momoza Bici

Poezi nga Mimoza  Bici
 
 
Rrëfenj shpirti
 
Dua të të bëj të lumtur
Po si ?!
Para të mjaftueshëm nuk kam…
Zemrën po ,
por është aq e madhe,
sa nuk të nxe !!
Shpirtin e dua për vete
kur të dhashë një pjesë
ti u dëfreve pas seksit
bukuria ime nuk të mjaftoi
moria e femrave të tjera
të tundonin mashkullitetin.
Dua të të bëj të lumtur
Po si ?!
As vet nuk di çfarë është lumturia
Ëndërroj përsëri tjetër mashkull.
Zemra e tij është kaq e vogël…
Jam kaq e madhe vërtet
sa po pëllcas
e më nuk po kuptoj !
A mos vallë të urrej
e ti më zmadhon sa pëllcas ?!
Dua të të bëj të lumtur
Pa para
as bëhet fjalë
se përralla nuk dëgjon më asnjë.
Teknologjia
ka futur në recetë
si lumturinë,
si dashurinë
fëmijët,
martesën,
vdekjen.
Të gjitha të programuara.
Jam pak me fat
Jam brez që nuk u hyj në punë
as teknologjisë,
as tradicionales
Gjërat programoj vet
Ekuilibroj emocionet
Shthurrem ndonjëherë
Qesh me veten shpesh
Po po qesh
Njerëzit kam nën kontroll
Po ty ?!
Ty jo
Ti as do t’ia dish se ekzistoj
Pa më ler rehat …
Ti vetëm të vdekur
do t’më dashurosh
Vdekja ime të lumturon
Prodhon gjithshka
t’më joshësh,
trembësh
e prekem nga të gjitha këto.
Ti e ke të ftohtë
botën tënde
Më kot ke dërguar djajtë
me tempuj qesharak
se ndodhesh në parajsë.
Ti më puth
dashuron
pas vdekjes.
Por me trupin tim
vdesin të gjitha
E ti nuk shijon
dallgdisjet e epsheve të mia.
Atëhere
kush m’i lindi në trup
e i vdes po aty ?!
E ty të ka mallkuar në përjetësi
vetëm t’më dashurosh trupftohtë
Dua të të bëj të lumtur
Po si ?!
Ta mbështetësh kokën
mbi gjoksin tim.
Të ndjesh arome femre
dhe pse të frikson
Mposhte burrërinë
siç e tretin meshkujt në k’të tokë
Ia vlen të vdesësh
nën mishin e ngrohtë
Largo mërinë
duke dashuruar vdekjet,
po e mbulon këtë tokë
aq shumë me gjakra .
Pse ngren shkëlqim të rremë
tempjush mishngrënës?!
Të them betimin më të shenjtë njerëzor
betim shpirtëror
se kështu do të ndodh :
Tek njeriu i fundit
do mëkatosh,
dorëzohesh!
Do të jetë femër sigurisht
E ti do të bësh për së gjalli me të dashuri
Nga frika se nuk ke me çfarë argëtohesh
në tokën e shkretë
vdekjesh të tua
si mbretëri fillikat e jotja !
Do zbresësh tek e fundit femër
E ajo
nga zhgënjimi i parajsës tënde të paekzistuari
do të mbyt
gjakut të saj
lëkurës së ngrohtë,
duke kënduar këngën e re ,
të vjetër sa vet jeta :
Dua të të bëj të lumtur
Po si ?!!!!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s