Fragment nga Juljana Mehmeti

Fragment nga Juljana Mehmeti

 

***

-Jayne?
-Po …
Nuk e thashë as këtë herë, qortova veten e zhytyr në thellësinë e zërit të tij, që çuditërisht kishte një tjetër kumbim. Dukej sikur vinte nga një botë që mbushej plot ngjyra , të cilat asnjëherë nuk do isha në gjendje ti deshifroja, e për më tepër të kuptoja harmoninë e tyre. 
-Jayne- u përsërit prapë thirrja e tij!
-Urdhëro – u përgjigja teksa përpiqesha të rregulloja disi frymëmarrjen. Nuk mund të fshihja dëshirën për të dëgjuar më shumë dhe prisja me padurim vijimin e gjatësisë së interverimit të valëve ardhur nga ai shpirt, që ndoshta kish mbetur pezm i asaj mesnate.
-Tu kujtua -më tha.
-Jayne?
Askush nuk e thërriste aq bukur emrin tim, askush në këtë formë.
-Të dua…!
Nuk munda të thyeja magjinë e heshtjes që varej ajrit të dhomës, ku asgjë nuk pipëtinte. Çdo shqisë e imja ishte zhytyr në atë ëmbëlsi tingujsh. Asnjë pëshpërimë . Asgjë! Thjesht ambiguitet i një nate që derdhej përmes verdhësisë së një hëne të shformësuar dhe këta tinguj, që bëheshin përherë e më kërkues.
-Ke mësuar të heshtësh – vazhdoi ai. – Gjithësesi unë di ta lexoj heshtjen tënde. E dëgjon sa bukur tingëllon fjala “ të dua” në gjuhën shqipe.
Ai nuk ishte shqiptar, por fliste një shqipe të pastër dhe këmbngulte shpesh në afinitetin që e lidhte me kulturën time. Gjithësesi unë dija gjithçka rreth tij.
-Ne dimë të heshtim- vazhdoi ai. Kush më shumë se ne komunikon përmes frymës së njëri – tjetrit, ajrit që rrethon dhe përcjell emocionet tona.
-Të dua o grua e largët – këmbënguli sërish.
Heshtja, përhumbej dëgjimit të zërit, ose të asaj përpjekje të tij, për të qenë pjesë e kësaj bote virtuale, ku tingujt dhe ultratingujt kapërcenin dhe krisnin një të tillë mesnatë .
Vazhdonte të fliste pa ndalim. Ndoshta lutej ose përgjërohej me mënyrën e tij, përpjekjes për të qenë pjesë e pandarë e jetës time.
-Rri me mua Jayne. Mos u brengos . Unë jam kështu…por ty te dua! Jam këtu për ty.
S‘ mund të thoja asgjë. Ishte një zë që kishte kohë që kumbonte jo vetëm në veshin tim, por në gjithë atë ambient, që për ironi kalonte përmes prizmit të vështrimit të pikturave surreale, kësaj nëndarje mes reales dhe ireales, mendimeve konfuze që nxitnin pa reshtur kuriozitetin, por mbartnin dhe ankthin e shtresave të dyzuara.
-Mësova të qaj, për ty…!

( vazhdon…)

@ Juljana Mehmeti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s