Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

QYTETI I ALFABETIT QË NUK FRYMON SHQIP

Thelluar mendimeve
në rrugët e këtj qyteti,
eci, me të kaluarën,
ëndrrën e tokës time!
Dhimbjen e mbartë
nën sqetull, traseve,
gjurmëve të harrimit!
Këtu, kërkoj brumin,
fjalën, e gatimit.
Gërmoi vitet thellësive,
kujtesën e gjej në largësi!

Vij me rrjedhën e burimeve në shekuj!
Hullive mbjellur farën.
Korrjet i bënim në përcëllimë
motesh,
rritjet tufaneve!

Dëgjoj dhimbshëm,
psherëtimën e shkronjave,
rënkimin e tyre,
ngulfatur gjurmët…
me asfaltin e zi!
Në këtë QYTET emblemë dikur,
sot, asgjë shqiptare,
veç një shtëpi relikt me fantazma rreth tij!

 

TINGËLLIMË

I thirra…!
E kujt nuk i thërras
nga ëndrra të na zgjojë,
të na zgjojë, mua e ty
nga kjo letargji!
Sa vite kaluan
e sa të tjera kemi pritur
në ankth e në amulli
unë e ti…!?

Mendova, lindi Dielli,
rruga jonë mori të mbarën!
Si duket u nxitova!
Për habi,
kurrë më afër s’e ndjeva
Gjeneral Bonapartën!
Tani e kuptoj atë frazën
thënë ushtarëve
për Luanin dhe Gomarin!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s