IKËN KJO KOHË NJËSOJ SI TI / Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

IKËN KJO KOHË NJËSOJ SI TI

Ikën kjo kohë
si një ëndërr mëngjesi
e s’kthehet as për një kafe
aty te Sheshi
njësoj si Ti

Vetullash i vrarë
një shpend i vetmuar Çepuri
rruzullit të pafund endet e s’ka ku ndalet
pa ty

Me një puthje të tharë
e një ëndërr të vrarë
në bankë të zezë ul veten
me një mal akuzash

Ora e xhepit t’i grimcon thojtë
ajo e dorës t’ i shterrë sytë
e ora e zemrës t’lë pa puls

Prej ndotjes urbane
e mjegullës stinore
mushkëritë për spital bëhen

E Ti
ajrit që s’thithet
shpërndan fjalë pa zë

Me katërqind dreqër pas i bie
kohës së ikur që s’kthehet më
njësoj si ti

Kafeja e zezë e mesditës
prej kotësisë pelim ( m ) u bë

( 14 nëntor 2018 )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s