Kalendari poetik: Margaret Atwood – 1939 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Margaret Atwood

Kalendari poetik: Margaret Atwood – 1939

Margaret Eleanor Atwood poete dhe shkrimtare bashkëkohëse kanadeze, u lind më 18 nëntor në Ottawa, 79 vite më parë. Fituese e shumë çmimeve kombtarë dhe ndërkombtarë për letërsi, ndër ta më i rëndësishmi Booker Prize. Ja një poezi prej saj:

KËNGË SIRENE

Kjo është ajo kënga që kujtdo
Do t’ia kishe ënda ta mësonte: kënga
Që askush s’i qëndron dot:

Kënga që i shtyn burrat
Të hidhen njëri pas tjetrit në det
të kridhen thellë anipse plot kafka hasin që në breg.

Kënga që askush s’e di
Sepse cilido sapo e dëgjoi vdiq
Dhe të tjerët s’kanë si ta njohin.

Doni t’ua rrëfej të fshehtën,
Ama pastaj do të më lironi,
Do të më shpëtoni nga kjo jetë zogjsh?
Më vjen të plas
Mbyllur në këtë ishull
Në dukje kaq i bukur dhe përrallor
Mes dy zogjsh të marrë
S’më pëlqen të këndoj me ta
Këtë trio kaq me vlerë që të merr jetën.

Ty dotë ta rrëfej të fshehtën,
Ty, vetëm ty.
Eja më pranë. Kjo këngë

Klithmë për ndihmë është: Më ndihmo!
Vetëm ti, më shpëton vetëm ti.
Ti je i vetmi.

Më në fund. Ajmé
E mërzitshme kjo këngë
Por bën punë, çdo herë. 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s