PAQJA FILLON DHE VAZHDON ME GRUAN… / Cikël poetik nga Iliriana Sulkuqi

Cikël poetik nga Iliriana Sulkuqi

 

PAQJA FILLON DHE VAZHDON ME GRUAN…
-në prag të Konferencës Europiane të Lidershipit të grave-

NË DO TË QUHESH GRUA…
(shkruar dhe botuar më 1989)

Në do të quhesh GRUA –
nuk duhet të pushosh së luftuari
për Lirinë tënde.
Të flasësh aq
sa buzët e tua
të gjakosen nga fjalët.

Në do të quhesh GRUA –
Ngrihu mbi dashurinë tënde të vogël;
mbi dhimbjen që të vjen trazuar
nga ëndrra të gënjeshtërta.
Kujto fëmijërinë tënde
dhe bëhu përrallëza sot
për fëmijët e të ardhmes …

Në do të quhesh GRUA
dhe gjiri i shpirtit tënd
qumësht dashurije të pikojë –
duhet të mohosh gjumin e natës
me ëndrra të vockla…
(Nuk mund të flesh e përhumbur,
kur bota rri zgjuar…)
Duhet të mohosh
orët e këngës tënde
(nuk mund të ligjërosh
kur nuk këndon njëherësh BOTA).

Në do të quhesh GRUA –
Dil nga hijet
ku djajtë të nëpërkëmben,
duke rënduar mbi qepallat e tua…
Dil nga gërmadhat e zbrazjes!
Mbushi sytë me fosforin e agtë
të PAQES!

Në do të quhesh GRUA,
nëse do
të mos humbasësh trajtën tënde –
nga mendimi
deri te gjurma e hapit –
mos u gjunjëzo,
edhe sikur kamzhiku i kohës
të përplaset
mbi fytyrën tënde të bukur!

Ti,
duhet t’u thuash : “Lamtumirë”
bukurive të vogla
për të qenë Dashuria
që i ve emrin të gjitha DASHURIVE TË BOTËS-
…Në do që të quhesh GRUA…

(1989)

 

GRA, JU DUA…

…për natën , që ju bëri GRUA !
…për dhimbjet ( përtej dhimbjeve)
nga lindjet –
JU Dua!
…për Lotët e Fshehura
nga fshikëllima e Kohës –
Ju Dua!
…për pritjen që pret Pritjen-
Ju Dua!
Për Paqen që i dhuroni Botës –
Ju Dua!
Për ngjyrat që ngjyroni NATËN… –
Ju Dua!

Mos qoftë Zëri im,
Pa Shpirtin Tuaj!

 

SIKUR TË MUNDJA…,
një herë në NJËMIJË E NJË NET…

-Për të gjitha femrat krijuese. Se poezia fillon nga vajet me ligje, nga ninullat, nga ëndrrat për dashurinë, nga këngët e dasmave…,duke rrotulluar nëpër vargje ciklin e jetës nga Femra…-

Sikur të mundja,
do t’i hapja
të gjitha kafazet
në ballkonet e botës –
kanarinave
t’u jepja fluturim…

Po të mundja,
nga një pjesëz nga vetja
do ta mbyllja brenda,
veç cicërimat e tyre të kishin Liri…

Sikur të mundja,
pjesën e mbetur
do ta ktheja në Kumuri.
Të qaja ,
një herë në NJËMIJË E NJË NET,
mbi majën e Malit të Vashës
për Dashurinë…

Po të mundja,
pa asgjë nga mbetja,
brenda kafazit të krahërorit Tënd
do t’i mbyllja sytë,
për t’m’i zgjuar Ti,
Zoti im.

21 qershor, 2018, Brooklyn, NY

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s