Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

UNË DHE TI

Shegojnë majëmalet nën ditën që vdes,
Gjakon një diell si i prerë në gushë,
Agonia një zjarr të marrë më ndez,
Ngjaj sikur endem këmbëzbathur mbi prush.

Hënën e zbehtë i urritur gëlltit si një copë kek,
Dhe ndjej si fiket nga era e qelbur e maturisë
Mendimet stepen si dallgë të lodhura në breg,
Pa rrëzuar kalanë prej rëre të vetmisë.

Unë dhe Ti zvarritur viteve të harrimit,
Unë dhe Ti kalcium i tretur në një varr dëshirash,
Unë dhe Ti mbuluar nga gurët e pikëllimit,
Unë dhe Ti, Ti dhe Unë.. bredhim shpirtvrarë
hapësirash !

 

TANI JEMI KATER…

Pak më parë ne ishim vetëm dy frymorë të panjohur,
Në cepat e largëta të kësaj bote të çuditshme ndarë me oqeane.
Pak më parë ne ishim pjesë e turmës miliardëshe që vuan e pasurohet,
Turmës që e lidhin vetëm ca gërma të vogëla si milingona,
Gërma që krijojnë fjalë, vargje, vëllime tregimesh, romane..

Dhe nuk erdha unë tek ty, jo, zemer…
Nuk e di se si milingonat-gërmat e mia rrëmuan nëndheun
Oqeanit i shpupuritën kaltërsinë, qiellit i morën diellin,
Dhe mbërritën tek ty në dhomën e madhe me dritare nga Drita.

Unë kisha shkruar, ti po lexoje, ethshëm, sikundër më the,
Unë mendoja se përtej dhomës sime të punës, askush nuk më njihte,
Ti erdhe tek unë pa fluturuar, pa u veshur me fustanin ngjyrë alle,
Thjesht duke më shkruar se gërmat e mia, miliongona,
Nuk ishin edhe aq të bukura…

Unë shtrëngova tëmthat me gishtat e butë,
Dhe ndjeva se e vërteta kishte depërtuar në folenë e milingonave,
Gërmat u mekën, u trazuan, siç ndodh me sendet pa frymë
në stuhitë e mëdha..
Pastaj ne u bëmë katër gjithsesi; Unë që shkruaja dhe Ti që lexoje
Milingonat e mia dhe zemra jote e ndjeshme, aq e panjohur…

Advertisements

One thought on “Poezi nga Mihallaq Qilleri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s