Kalendari poetik: Dahlia Ravitkovich (1936-2005) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dahlia Ravikovitch

Kalendari poetik: Dahlia Ravitkovich (1936-2005)

U lind më 17 nëntor 1936 Dahlia Ravitkoviç, poete izraelite dhe veprimtare e shquar për mbrojtjen e palestinezëve. Prindët e saj ishin çifutë të ardhur nga Rusia. Kur qe 6 vjeçe, i ati humbi jetën në një aksident rrugor dhe familja u detyrua të shkonte për të mbijetuar në një kibbutz (një lloj kooperative bujqësore vullnetare), por në moshën 13 vjeçare braktisi atë lloj kooperative dhe për disa vite jetoi nëpër familje të ndryshme si e birësuar. Filloi të shkruante poezi gjatë shërbimit të detyruar ushtarak, më pas mbaroi universitetin për letërsi. Pas vitit 1959 botoi tetë libra me poezi, tri përmbledhje me tregime dhe përkthime të ndryshme për fëmijët. Është shquar vazhdimisht në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve duke protestuar fuqishëm kundër shtypjes së tyre nga qeveritë izraelite. Në muajin gusht 2005 trupi i saj u gjend pa jetë në banesën e saj në Tel Aviv. Pati zëra se mund të kishte vrarë veten, por policia nuk gjeti asnjë provë në mbështetje të asaj hipoteze. Ja një poezi nga Dahlia:

KRENARI

Po ju them, se dhe shkëmbijtë plasin,
dhe jo për shkak të moshës.
Kohë të gjatë shtrirë në shpinë,
në të nxehtë dhe në të ftohtë,
vite dhe vite me radhë,
pothuajse ju mbushin mendjen se janë të qetë.
Ata s’lëvizin, ndaj dhe plasaritjet nuk duken.
Një lloj krenarie.
Vitet kalojnë, ata presin.
Çka do t’i çajë
ende s’ka erdhur.
Dhe myshku mbi ta lulëzon, leshteriku
i fshikullon,
deti shkapetet mbi ta dhe shkon,
por ata s’tunden vendit.
Deri sa ndonjë fokë e vogël vjen e krruhet mbi ta,
herë pas here.
Dhe beftas, shkëmbit i hapet një plagë.
Ju thashë, kur shkëmbi plas, kjo vjen krejt papritur.
Për njerëzit, ca më shumë.

 

© shqipëroi nga anglishtja Maksim Rakipaj
(përkthyen në anglisht Chana Bloch and Ariel Bloch)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s