Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

SALVA NOS DOMINE PERIMUS

Sipas legjendës
urithi gjallëron nën tokë
e nëse del nga zgavra dhe sheh hijen e vet
errësira nxihet edhe më

ti kur zë e numëron gjymtyrët e trupit
sheh sa shumë syresh të mungojnë

dhe legjenda vazhdon
lëkurën e trupit ta rrjepën
ushtri merimangash
plisin copë e grimë ta bënë
sa herë ke mohuar
ëndrrën për Urën e Dritës

i mjerë Atdheu
zvarrë i tërheq ato pak gjymtyrë që i kanë mbetur
si relikte të një kohe të shkuar
i shpërfytyruar deri në palcë
drejt varrit ecën…

Salva nos domine perimus!

 

Dashuri mortore
 
Lëkurën zhveshe ngadalë:
deri në palcë u zhveshe
dhe unë
t’ gjitha brinjët t’i numërova një nga një
 
më the: gjersa ti të jesh – unë do rroj 
dashuria nuk shndërrohet në numra, të thash
 
në kupën e mbushur plot të ndieja
gjersa liqenet e zemrës sime ngrinë
 
ndërkohë
poeti Li Po,
vdiq duke përqafuar reflektimin e hënës në lum.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s