Kalendari poetik: Kikuo Takano (1927-2006) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kikuo TAKANO

Kalendari poetik: Kikuo Takano (1927-2006)

Poet dhe matematikan japonez, u lind më 20 nëntor 1927, studioi për agronomi, por qe më i madh si matematikan, si poet edhe më i madh; fitoi çmimin Attilio Bertolucci në poezi. Ndjekës i rrymës surrealiste dhe Martin Heideger-it në filozofi. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:

MBI ÇDO GJË…

Lakuriq shpirtin tim do ta doja
sikur të ecja zbathur në bregdet
në mendofsha për bregun tjetër të jetës
në mendofsha për ty
mbi çdo gjë tjetër.

Lakuriq dëshirën time do ta doja.
Në ndjefsha ndonjë zë, do të qëndroja
në pafsha degët e blirit të ndrijnë,
në të pafsha ty,
mbi çdo gjë tjetër.

Lakuriq fjalët e mia do t’i doja
në thënça me vete ndonjë gjë që s’thuhet,
ndonjë gjë që veç ty ta them.

Lakuriq mendimin tim do ta doja
në ecejaket e parreshtura të shpirtit,
në preksha ndonjë gjë të shtrenjtë me dorë,
dorën tënde në preksha
mbi çdo gjë tjetër.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s