Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

PO , Ç’QE AI VËSHTRIM?!!!

Po, ç’qe ai vështrim aq qiellor
Që më gozhdoi si rob të gjallë
Nuk e di ti, moj mike, që unë jam tokësor
Dhe”vështrimi qiellor” më kthen në djall!!!

Vështirimi m’u duk që nuk qe i shtirë
M’u ngul ky vështrim me”qëllim”
Tani jam i “dehur”, fare pa pirë
Eh, se ç’të gjeti,”ditëziu”,PËRPARIM!!!

Kapem pas vështrimi si i mbyturi pas kashtës
Dhe kërkoj nga”vështrimi” të shpëtoj
Mike i thashë lamtumirë plakjes
“Vështirm qiellore”, po si mund të harroj?!!!

 

PEIZAZH” I GJALLË

Kur të shoh të zhveshur
Pranverë plot blerim
Dhe kur je e veshur
Dimër-“cingërrimë”

Në”gurrën” e gjirijëve
Vë buzët e pi
Tutje u them thinjave
S’jam më pleqëri.

Buzët përmbi buzë
Epo çfarë dua tjetër
Dy trupa një trup
Më nuk jam i vjetër

Ky “peizazh i gjallë”
Sa ka poezi
Një çast bëhesh djalë
Tutje, pleqëri!

 

LËMË TË PI !

“Ndaj,paprerë, kupa zbraz poeti!”
ESENIN

Lëmë të pi,moj mike e dashur!
Lëmë, mike, të pi!
Se me grep si peshk jam kapur
Nga një dashuri.

Thonë se më s’më ka lezet
Tash, në pleqëri!
Se ja në moshë të tretë
S’paska dashuri?

Por sa pashë një gurelmaz
Mendja seç më iku
Dhe iu vura asaj pas
S’pyes unë kokëshiniku!

Unë i flas,por nuk më flet
Se më sheh me thinja
Epo ku duroj, vërtet
Ndaj më fillon pija.

Kupat mbush dhe i zbraz
Siç bënte ESNINI!
Mike,moj,sa nuk po plas
Po”vdes”,Përparimi.

Dua me pije të harroj
Atë që s’ma “vari”
Mdodh, or, ndodh të dashuroj
Edhe i moshuari.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s