Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Sapo nisi një shi i shtruar,
shuar mbi pika etja ime;
ka në duar qiellzat të langëta.

A e ke ndie aromën e tokës?
Si fërshëllen dheu posht’ hapave?
A e ke ndie?
A je futun nën ndonjë lofatë të lagësht?

Tash filloi me rrëmbim,
i ngjan revoltës tande;
furtunë…
por unë e pres,
e pres si dashtuninë…

Po bie shi në Tiranë
dhe unë nuk jam as Anë,
as Adrianë…
por bija e shiut
që fle në jastëkë të lagun
e zgjohet mëngjeseve
me vesën mbi lëkurë.

Po bie shi në Tiranë,
të’ panjoftunit i fshehin
dëshirat nan shikime
e unë jam e padukuna;
e humbuna e kohës,
e gjetuna e andrrës.

Ti nuk guxon
të endësh kërcime
andrrimtare rreth trupit tem;
as fjalë të bukura rreth buzëve të mia;
e ndosha brenda vedit,
do ta kandoja nji kangë të pakëndueme
që do të shoqnojë andrrën teme.

Po bie shi në Tiranë
e unë s’jam as Anë, as Adrianë;
ndoshta nji krejt e panjoftun
tue prit në shi…

 

***

Nuk i shpëtova dot asfaltit të lagur,
as gjetheve si drita trotuarit shkelur në të,
as lotit që treti pritjen time vetëm,
as zërit të shpirtit që ia nisi po me zë,
stonueshëm kësaj melodie shiu.

Sumbullat u bënë rrjedhë nëpër sy,
u shtrinë rehatshëm në rrudha pa Sky,
aty u shtua më shumë se një histori,
më shume se një lot i pafaj,
sa fëmijë ndihem kur qaj!

 

***

Tingull i çmendur,
fjalë e çmendur,
poezi e çmendur,
histori e çmendur,
përrallë e çmendur,
ide e çmendur
vrapuar mureve
të kalasë së lashtë;
gurë të çmendur,
kopsht çmendurisht
mesjetar i trishte,
gjethe e çmendur
në udhëtim të çmendur
vjeshtë e çmendur,

çadër e çmendur
në dëborë të çmendur,
puthje e çmendur,
koncert violinash
çmendurisht të çmendura,
fustan i kuq dekolte
çmendurisht vetbesimtar;

kohë çmendurish…
për të mos u humbur.

 

***

Çuditem
që fryma e jetës mbahet
në pafrymën time.

Çuditem 
që dhembja është si shija e ujit të kripur
dhe netët qerpikhapur strehohen
poshtë bluzës sime,

kurse gjumi biletë drejt zgjimit
pa kohë.

Çuditem
si parfumosen stuhitë
me ngjyrat e mia,
ato pikturohen mbi sytë e mi

sa herë një plagë stine
më gjen supet gjysmë të zhveshur.

Çuditem
që bardhësia e ëndrrave
dallohet përtej errësirës;

e trembur hap sytë
kujdesur për
zhurmën e oqanit që derdhet
si një klithmë shpirti
në shpirt…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s