Kalendari poetik: Aleksandër Bllok (1880 – 1921) / Përgatiti matrialin: Maksim Rakipaj

Aleksandër Bllok

Kalendari poetik: Aleksandër Bllok (1880 – 1921)

Më 28 nëntor u lind Aleksandër Bllok, poet dhe dramaturg rus. Vlerësohet si poeti më i madh rus, pas Pushkinit, nga kritika ruse. E priti me qef të madh revolucionin bolshevik të vitit 1917, shkroi dhe një poezi – fanfarë për ta (Të Dymbëdhjetët), gjë që e largoi nga miqtë, por nuk e afroi dot me bolshevikët që e shikonin më përçmim për ndjenjat e tij fetare. I kaloi shpejt ai ngazëllim për atë revolucion dhe ra në depresion të thellë. Vdiq rreth 40 vjeç. Thanë shkaku qe zia e bukës; ata që e njihnin më mirë thanë se vdiq “nga mungesa e ajrit”. Nuk merrte dot frymë poeti nën dhunën bolshevike. Kam disa shqipërime të miat prej Tij, për sot përzgjodha këtë poezi që rrëfen më së miri gjendjen shpirtërore të poetit pas zhgënjimit që pati nga revolucioni bolshevik që do të sillte “parajsën” mbi tokë:

E RËNDË MES NJERËZVE TË SHKOSH
(Как тяжело ходить среди людей)

E rëndë, mes njerëzve të shkosh
Të bësh gjoja i vdekur s’je,
Lojrat gjaksore t’i tregosh
Kujt s’i ka jetuar endé.

Vetëm ankthe natë pas nate,
Rregullin e gjen në rrumpallë,
Dhe ah, në këto gjoja arte,
Sheh zjarrin që djeg jetën e gjallë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s