Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Gëzuar festat e Nëntorit!

Valëvitu flamur në tokën amtare,
Flamur kuq e zi me shkabën dy krenare,
Le të ngrihen peshë zemrat mbarë shqiptare,
Në katër anët e botës ku janë shpërndarë.

Të festojmë me dashuri pavarësinë tonë,
Të valviten flamurët në çdo ballkon,
Le të jemi më të bashkuar në këtë Nëntor,
Dhe krenar për këtë flamur që mbajmë në dorë.

 

***

Shih-shih,
ç’them unë, ç’thotë ai,
flasim një gjuhë e s’merremi vesh…
Po bie shi.

 

***

Prej petalit
të një luleje,
më përshëndeti këtë mëngjes
një pikëz vesë
Dhe më tha:…
Ende s’jam tretur…

 

***

shoh
një lule të vetme në
parvazin e një ballkoni karshi,
as qan e as qesh,
vetëm hesht…
në shpirt ndjej trishtim…

 

***

Në qiellin
E kujtimeve të mia
Zhytem përherë,
Notoj e rend papushuar
Derisa dëgjoj një zë të ëmbël,
Derisa shoh një lëndinë të gjelbëruar,
Një liqen të valëzuar
Dhe një qiell të kaltëruar…

Pastaj,
Ah pastaj
Dëgjoj rrahjet e zemrës time të dashuruar.

 

Të adhuroj ty…!

Je ti,
Dashuria ime,
Që më bën të adhuroj
Ndjenjën e bukur të dashurisë,
Penën dhe shpirtin tim
Që shkruan vargje për të!

Je ti,
Që më bën të kujtoj
Çdo gjë të bukur të atyre viteve
Ato mbrëmje të bukura me rini.

Ishte dashuria,
Që na bëntë të jetonim
Plot ëndrra e pasione,
Ato vite të bukura me rini.

Ishte dashuria
Që na la kujtime aq të bukura
Nga ajo kohë që s’kthehet më.

Me dashurinë në zemrat tona,
Ne pamë dhe njohëm
Botën e tingujve të jetës,
Në sytë e njëri-tjetrit.

Zhurma e valëve të detit
Na shoqëronte në çdo mbrëmje
Dhe dielli na përshëndeste
Me perëndimet e tij plot dritë
Të zjarrtë qiellore.

Buzëqeshim,
Sa herë kujtojmë
Ato mbrëmje të bukura me dashuri.

Të adhuroj ty…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s