Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

SHQIP MË 28 NËNTOR

Më 28 Nëntor
Më uroni shqip
Më buzëqeshni shqip
Më shani shqip.

Më 28 Nëntor 2018
Dua të festoj me yjet
Nëse Vlora është në Kosoë
Dhe Kosova është në Vlorë.

Më 28 Nëntor
Dashuroni shqip
Mos urreni shqip.

Dikur në sytë e mi
Nëntorin e kisha veç lotë
Edhe pse jetoja në ferr
Zemra më mbushej atdhe plotë.

Kë ta akuzoj për këtë festë dhe këtë ditë
Përse nuk feston Peja në Mirëditë.

Kur prisja orën të ngritnim gotën
Më duket se çdo gjë e shkatëroj botën
E prisja mikun tim të valonim në flamur
Më në fund na kaliti ferri dhe sa u bëmë burrë.

Adem a t´i akuzojmë zotnat tonë
Për një Shqipëri që e deshem të bëhet zonjë
Të pandarë lutëm të jetë si shqiponja dhe flamuri
Unë të rroj në Tiranë e ti në përjetësi lumë burri.

 

LETËR

Në letrën e bardhë
E di çfarë shkruan
Bardhësi shpirti
Pa urrejtje.

Në letrën e shkruar
Thuhet për njeriun
Zi e më zi.

Pesë shekuj jetë ferri
I kam dergue në letrën e shkruar
Në një mijë adresa shurdhëmëmëce.

As zotnat s’kishin kohë
Për një lexim shpirti.

Dhe dashuritë urrehen
Ju ndalohen betejat luftëtarëve.

Asnjë këngë nuk e merr emrin tim
Kam pasë mall të shndërrohem në Promethe.
T’i mund orët e liga.

 

FJALË

Pak fjalë me ty fjalë
T´i them në katër sy
Në fytyrë 
Pa pasqyrë.

E di çfarë më thua
T´i bindem dhembjes
Dhe plagës nëse ka shërim
Për ditëlindjen e babait tim.

Sa mbrëmje i kam nda për fjalën
Gjyshit sa herë ia kam vjedhur përrallën
Merakosem kur dhembja e saj më zhduket
Kam frikë mos vallë valët e detit e fundosin.

Çdo ditë e kam nda të vërtetën më ty fjalë
E kam thumbue veten të më jesh sundimtarja ime
Për lotët që m´u bën vargu i krenarisë
Kur do ta takoja Rozafën legjendën e miqësisë.

Për ty fjalë secilës kohë ia marr dy fjalë
I ngriti në qiell aty diku mbi yje a në diell
Foletë e shqipeve me to i ruaj dhe të reja krijoj
Dhe me përrallat e ëndrrave kurrë nuk të ndërroj.

Fjalë e lumja ti për buzëqeshjen që ia fal ditës
Nga unë më kërkovë ta thëm të vërtetën e jetës
Nuk thuhet më dy fjalë siq e kanë zakon tradhtarët
Një fjalë të vetme ia kam fal lirisë,atdheut dhe dashurisë.

 

THIKA

Nuk e prita të më ngulej në shpinë
Zemrën ma mbronte dielli
Pse pafajësisht jetoja në tokë
Ah,deri kur të jetojmë të ndarë vëlla.

Shpejt i harruam legjendat e kapedanëve
Kur nga gjiri i zanave u krijuem
Si fis me namë.

Nëse e do atdheun rikujto Mahmata Gandin
Etjen dhe urinë e atdheut i kishte me vete
Pinte, por nuk dehej nga gjiri i legjendave.

Ky brez e kjo tokë
E meriton edhe një kokë
Ta sjell rrotën
Dhe ta vetëdison botën.

Evropë ta them unë
E tëra je veç mëkate
Diçka në shpinë ngul më ke
Ndjej acar edhe në verë .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s