Poezi nga Zhuljeta Kalemi

Poezi nga Zhuljeta Kalemi
 
 
Iluzion
 
Po shoh shiun që bie.
Me errësirën pikon nëpër natë.
Realiteti im i shpërbërë si pikat
bie,
bie nëpër errësirë,
në thellësi
deri në iluzion.
 
Edhe unë bie si shi.
Iluzioni im më ther
me gishta realiteti.
Sytë e mi të shohin
por trupi im s’të ndjen.
Dhe shiu nuk pushon…
 
 
Humbje
 
Ndaleni orën,ndalini të gjitha.
Përse s’ma plotësoni dëshirën?!
Ai vdiq.
Të gjitha ndalën vetë.
Ma plotësoi ai dëshirën
sepse u bëra vajtuese(u burgosa në vaj)
Ai ishte Veriu im,edhe Ekuadori.
Dita ime,dielli,mesnata ime.
Biseda ime,trupi im.
Yjet tashmë nuk I dëshiroj më.
Merreni hënën,paketojeni
Diellin ndajeni nga zjarri
sepse ata s’më deshën.
Flakini jashtë bote
larg diku thëllë meje.
Mendoja se dashuria
zgjaste përgjithmonë…
 
 
 
Nëpër Muzg
 
Ne humbëm në atë muzg.
Asgjë e mbrëmjes
nuk na e ndricoji rrugën e përbashkët.
 
 
Përtej xhamash shikoja trishtueshëm
festën e perëndimit të diellit
në majat e largëta të maleve.
Po ti?
Ku ishe ti atëherë?!
 
Ti ngele aty,
në atë natë,
thëllë bebes së kalter të muzgut.
 
Unë e mora muzgun me vete.
Ti, gjithmonë atë muzg
si hije e ndiqje pas.
 
Advertisements

2 thoughts on “Poezi nga Zhuljeta Kalemi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s