Poezi nga Myrteza Kasi

Poezi nga Myrteza Kasi

 

FLAMURI

Atë ditë kur Shqipëria u bë prap Shqipëri,
Dhe foshnjat u gëzuan në barkun e nënës!
Veç këlyshëve të bushtrës, si korba të zinj,
U zverdhej fytyra si drita e hënës.

Kur Plakut të Vlorës i ndriti në dorë,
Dhe nga shekujt flamurin përpjetë e ngriti,
Flatrat e shqiponjës e skuqën Nëntorë,
Dhe qielli i Shqipërisë në purpur shndërriti!

Pa u gëzuan shqiptarët kudo që qenë,
U gëzuan e qanë me lotë të nxehtë,
E gëzonin ata të ringjallur Atdhenë,
Që u lind e u ngrit sërishmi përpjetë.

Ndaj nisën arbëreshët ato ditë në Vlorë,
Një Flamur të kuq, qëndisur në ar,
Si gjaku i Arbërit, të vluar prorë,
Si gjaku i kuq, që u rrjedh në damarë.

E shkruanin ata me mall së largu,
E Flamur’ e Skënderbeut, që pesëqind vjet,
E mbajtën ndër zemra të kuq si gjaku,
E dërguan të valojë në truallin e vet!
“Ngrijeni, vëllezër, në Shkodrën tonë!
Mbi kështjellën e lashtë të Arbërisë trime!
Dhe zemra jonë, si dallgë do të gufojë!
Si palët e flamurit plot ngazëllime”!

Gëzojnë bijt’ e shqipes që nëna u ringjall,
Po bushtra kish pjellë dhe këlysh të zinj,
Një Esat Toptan – një rufjan bastard,
Ua dorëzoi Shkodrën gospodëve malazinj.

Përtej detit arbëreshëve zemra ç’iu vra!
E urrejtjen e mallkimin e ngritën sa një mal:
“O renegat, o turkoshak , o Judë pasha!
Nga cila sisë bushtre, ke pirë ti vallë”?!

Eh sa herë e shiti pashai Shqipërinë!
Gjersa dor’ e Avniut si kërmë e la!
Ndaj Shqipëria i dhuroi një plumb për tradhëtitë!
E kurrë një grusht dhe nga i saj nuk i dha!

E ndërsa Esat Pashës nën dheun e zi,
I krakëllinë korbat mbi varr në Paris,
Krenar Flamur’ i Shqipes valon në ajri,
E kudo shqiptarët i gëzohen Shqipërisë!

 

VALO KRENAR

Valo krenar o Flamur i Arbërisë plakë,
Si dikur, në malet legjendare, fitimtar,
I papërkulur kurrë, betejash lyer gjak,
Valo, Flamur shqiponjash, valo, valo krenar!

Kur të shikoj të ngritur, valvitur në ajri,
Zemra në kraharor gëzueshëm më gufon!
Me flamuj të tjerë rreshtohesh edhe ti,
Jo ne s’jemi vetëm, ne s’jemi një million!

Kur shikoj Tiranën si nuse zbukuruar,
Ku ka, o miqt’e mi, gezim si këtë herë!
Na erdhi dhe ky vit sivjet, me lule plot bleruar,
Ti qeshu Shqipëri, lulëzohu në pranverë!

E kur shëtis në rrugë, në mbrëmje i qetuar,
Dhe kur në mendjen time sjell në mend,
Unë ndjej në krahun tim miliona të bashkuar,
Miliona njerëz në botë an’ e kënd!

Valo krenar, Flamur i Arbërisë plakë,
Si dikur, ne malet legjendare, fitimtar,
I papërkulur kurrë, betejash lyer gjak,
Flamur i Kastriotit, valo, valo krenar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s