Autostation / Poezi nga Alma Dema Tërshalla

Poezi nga Alma Dema Tërshalla

 

Autostation

Kam marrë rrugët me pluhur
Me vrap
Dhe kam ikur.
Jam rrëzuar buzë e hundë
Gjaku u bashkua me pështymën
E jam ngritur prapë
Turrja ime, po më merrte frymën!

Mos më lini! Më prisni!
I lashë pas vrapit akaciet dhe ferrkuqet
Nën nxitimin tim
Pa drejtim
Pa biletë
Pa ambicje

Nuk kisha as krahë e as fletë!

Punë e madhe se nuk dija ku shkoja
Bojën e kujtimeve flakja shtyllave
Që treni im i fantaksur m’i linte pas.
Ikja, vrapoja, pa pishmane, pa maraz!

I gëzohesha turbullirës së trupit
Që ngutej
Ngutej
Ngutej të ikte
Vetëm aty të mos rrinte…

Krahët m’u prenë në goditjen e parë
Sopatë
Hasa tinzarinë, mendjemadhësinë e të gjitha ikjeve
Bashkë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s