Dëshmitari dashurisë / Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Dëshmitari dashurisë

Ti yll nate që pikon si zjarr
rreth e rrotull zemrës
me zinxhir lotësh mban lidhur shpirtin
bukurinë e ke lakmi
i vetmi hapësirë e pafund,
ku prehje unë kam,në çdo mungesë timen,
prezencën tënde kam.

Ti dhuartë e bukur flakë e, dritë
shpresë e zemrës time,
e mbështjellur me dëshira
si deti tretesh mes kaltërsirave,
një vështrim hedhur në heshtje,
tek bredhin ëndrrat që thurim kaq kohë
malli dhemb sa herë që prishet moti
në sytë e tu, të thellë, të zinj,
kur çel si lule vjeshte loti
me një puthje më ngjall prapë.

Dritë e syrit tim dëshmitar i dashurisë
me sytë të ndritur,më shikon nga larg
tej detit të qetë seç e shkund një valë
yjet dhe hëna rreze dashurie hedh në zemër
kur të shoh syrin si të qesh ndjenja ime,
me flakë emocionesh, mbi ndjenjën e zjarrtë
vetëm me ni shikim ma puth ketë fytyr të qeshur
si lulja që shëron dhembjet e dashurisë
do të ndriçojë shpirtin e zemrën çdo çast.

Kur sytë e tu më thuan të dua
yjet lart në qiell formuan një zemër të artë,
me aromë deti, me fjalor të ëmbël të shpirtit
Dashurisë një premtim i bëjmë këtë natë,
si një ëndërr ndizet nata,ngjall ndjenjën e vetmisë,
rreze dritë do bëhem për ty dëshmitar i dashurisë,
mes nesh do të ketë veq dashuri te zjarrtë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s