Fajësojmë të ardhmen – Roger Casanatan / Përktheu në shqip Yllka Qosja

Poezi nga Roger Casanatan

 

Fajësojmë të ardhmen

Nëse një ditë të ndiqni hapat e mia që e lakmojnë pavdekësinë,
ose duke u përpjekur dëshpërimisht për të kapur frymën ekzistenciale
dhe e shikoj këtë,
si një pyetje e lëshuar për vdekshëmërinë:
– Pavdekësinë si një qëllim për të vdekur?
Nëse një ditë kujtesa është lot i pastër, apo plera që e ndotin ndërgjegjen/vetëdijen.
Unë do ti njoh kërkesat, pretendimet që e kundërshtojnë logokrizinë, të hapësirave të zbrazëta,
ku vdes bamirësia njerëzore.

Nëse herezitë mendojnë se do të jenë të përjetshëm,
Oh` Perëndi e fatkeqësive,
vetëm mundim për të ndaluar sëmundjet, lirinë e vjetëruar ndër fosilet, kujtesës së rreme
për solidaritetin, vëllazërimi që bëhet primitiv,
Dashuria që dalë e ngadalë po avullon sekur s`ka ekzistuar apo ekziston.
Nuk ka asnjë strehë në qiell që të besojnë në heronjtë e pavdekshëm,
legjendat e thjeshta të kohërave të vjetra dhe të moshuarit si edhe fëmijëria,
Ndër këto, urrejtja në jetë sikur vjen më e këndshme,
Lufta ushqen paqen me trupa të thyera/të vrara.

Shkencën dhe urinë e mjerimin, përpiqemi ta injorojmë,
Ne jemi ekzekutues të ndërgjegjes tonë.
Besimet ku refuzojnë hyrjen në kisha, në tempuj të besimit
Fillozofojmë por njëkohësisht lindin më shumë monstra.

A`nuk është më e vërtetë fillozofija fetare;
sesa egoizmi i hyjnizuar fillozofik;
Të financojmë heshtjen e profecive dramatike,
të nxisim atë vullnetin e padëshiruar për ti zgjidhur konfliktet;

Le të mos presim që shirat të bien si qymyr i zi nga qielli,
Anuloni devotshmërinë mendore me indiferencë të kotë,
nuk u lini më iluzione gjeneratave të ardhshme,
Zjen`i fundit shqetësim për pavdekësisë që shkatërron atomin e dashurisë dhe të paqes.

Nëse dje ata mendonin se ishin të pavdekshëm,
nesër në një arkiv të historisë,
ata do të turpërohen nga hija e tyre.

Nëse një ditë ata do të qëndrojnë në një minutë heshtje,
Ajo varrezë ende nuk mund ti identifikojë ato.

 

Përktheu në shqip Yllka Qosja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s