Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

QËNDRESA

Mbi forcën e besimit
të vendosa
Fjalët…?
Në tepricë të panevojëshme
kujtimesh
s’ më ngrohin
ëndrat…?
Nuk i pres dështimesh
i ndërtoj
dhe pse mes stinëve
më lodhin
Dritën…? Sa shumë dritë
dhe aq pak!…

 

PËRKULUR

Përkulur!… Mjerimit
na afronin
festat…! Kantieri i harruar 
i dhuratave
dhuratat…? Molla e ndalueme
Migjeniane
na troket dhe thërret
varfërisë…?!
Si ta përçmoj, nuk është ndodhi
Si t’a përçmoj mjerimin?
Mbi trotuar
gjeta… si një trumcak
i uritur shpalosur
krahët?… Të mpira
mbërthyer
në mëshirën e varfërisë
më vështronin
jetën…? Mos ma mashtro
mbi udhëkryqe
udhëtimet tona mbjellur
jehonash
po gatuhet… mjerimin…?!
Kurrë se rinovuan
veç na sunduan, mbi trishtim.

 

MES ÇASTESH

Më jep një çast
një çast, nga frymëzimi ëndërrimtar
natës 
dhe natën…? Do ta fal
në ndritshmëri
të yjësive
mbushur mendime…!
Do të vesh
mbi trajektoret e shkëputjeve
në plot urime
dhe dëshira zjarret…!
Mes tyre
mos i lë, në gjurmë
shpirtrash
yjësitë nuk i përmbledh
kosheres
qiellore, në këtë madhështi
të gjithësisë
mërzitjet mbledh dhe
të kërkoj
kërko…! Dritën, kur përcakton
dhe të çliron
netët…? Ndriço, në yjësinë
e ditës
të zbuloj, dritës?…
Me dritën
gjeta, ngrohtesi të të pushtoj dhe
le t’na përcaktojë
fatin dhe karakterin dritës!
E kërkoj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s