Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
LEJOMË
 
Lejomë të jetoj ditët,
që do doja të ishim të dy,
të mendoja sikur,
ja
ti ishe aty
vetëm pranë meje.
 
Më ler të gënjej veten
të përkëdhelem nga ti
me ty të pi e dehem
të defrehem.
 
Më ler, të paktën të fantazoj
Të shkoj gjer të shoh fundin
vetëm me ty,
…se unë e di.
Nuk mund të ndodhë kështu.
 
 
 
GISHTRINJTË E TU
 
Ashtu si telat të kitarës
do të doja
flokëve të mi
të ngatërroheshin gishtrinjtë e tu.
Tinguj nuk do të dilnin,
por drithërima…
flokët tel do më beheshin mua.
 
 
 
MË ZHVESH ME SY
 
Të kam përballë
shoh tek me zhvesh me sy
e unë skuqem, e tëra mavi.
Kthej kokën përreth
sytë ul përtokë
tupërohem.
Të lutem, jo të tërën
këtu ka njerëz
do të më shohin.
Sytë e tu s’ dinë të ndalen
jo vetëm më zhveshin,
etshëm kërkojnë fundin.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s