Poezi nga Lediona Braho

Poezi nga Lediona Braho
 
 
***
 
Të desha ty
apo atë djalin e vogël diku thellë,
shumë thellë në zemrën tënde?
Atë,
të parriturin ende?
Atë që pashë kur duart t’i zgjata në atë mjegullnajë tymi e vreri,
larg njerëzve që si qymyri digjeshin në krahët e njëri-tjetrit?
 
A e kuptova vallë, bash atë çast,
që me atë gjest të ngathët e të shushatur,
vulosa me një fuqi që s’di nga më erdhi,
(që as e kisha kërkuar)
fatin e atomeve në vijat e holla të pëllëmbëve të tua,
të pëllëmbëve të mia
e miliarda të tjerave në korridoret e errëta të zonës më arkaike të trurit,
duke ruajtur në një kapsulë të çeliktë gjurmë çmendurie?
 
***
Vonë,
shumë vonë prej asaj nate të largët,
më rrëfeve
pa asnjë dridhje qerpiku a fije mëshire,
se ai i vogli ka vdekur
dhe rrotullove sytë
dhe bëre një gjysmërrotullim
 
dhe nuk di pse dreqin nuk të pyeta
nëse ende të vjen keq për të,
nëse të mungon ndonjëherë
dhe më e rëndësishmja,
ku i gjendet varri…
 
00:30/ 6.12.18
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s