Ardhmëri / Poezi nga Juljana Mehmeti

Ardhmëri

“Po’ sot Shqypni pa m’thuej si je?
Burrat trima e vajza t’dlina ku i ke?”

Feniksash ngritur mbi baltën kohë
krahët kanë ngritur përmbi re
rrugëve pa krye e fatit trazuar
vragave të jetës me peshën e dhimbjes
shikimet pritje drejt tjetër ardhmërie.

…por, sot një dritë duket se u çel
një shteg i kaltër qiellit zbret,
në sy, në zemra dhe shpirtra rinore
në rrugët e heshtura dhe fasadat djallëzore
që fshehin makthet e tiranisë ngritur
mbi përvuajtjen e lotit të hidhur.

U çorrën maskat e padrejtësisë
u drodhën fronet e djallëzisë
perdja ra dhe skena e hapur
zhvesh për çdo ditë makbethë lakuriq.

Jehona e ngritur shkon në kupë të qiellit
zëri i studentëve ngritur mbi tributë
po gris, po gris, natën errëti
po sjell, po sjell, dritën e lirisë!

 

©Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s