Triko dashurie / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
Triko dashurie
 
Ne mes të garderobës
kaq kohë ka, që s’lëviz
trikua ime e vjetër
e thurur me shtizë.
 
Trupin vende vende
mola po ta tret
ti ngelesh për mua
mrekullia vetë.
 
Triko me rrahjesh zemre
nga duart e nënës sime
ka malle dhe brenga
me fill psherëtime
 
Sa herë e pata veshur
në kohra rinie
përmbi trup kam ndjerë
një diell dashurie.
 
Është frymëmarrja jote
me shtiza qëndisur
që s’më la të dridhem
nga dimrat e krisur.
 
Në mes të garderobës
rri e flet me vete
triko prej puthjesh nëne
dhe parfum prej jete.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s