Çfarë shkruaj?! / Poezi nga Teuta Sadiku

Poezi nga Teuta Sadiku

 

Çfarë shkruaj?! 

Faqe të tëra
po pastaj i gris,
se një pjesë e njeriut është ciflosur në shpirt
të tjerët janë thyer prej kohe
dhe më mundon mendimi
a do të mund coprat tua ngjis
po atje ku për ta kujtova se u përpoqa
isha unë ajo që shpëtova.

Ndaj shkruaj fjalë.
se Njeriu është lodhur me matematikë,
numra, borxhe, hua bankare e kështe,
ah, të mundja të krijoja jetën si pazël
e njerzit të luanin me të
e si fëmijë nga e para ta ndërtonin.

Po jashtë edhe kur s’është ftohtë,
bie shi.
E pikat e shiut
rrathë bëjnë në tokë.
Rrathë që hapen , hapen
e mbyllen përfundimisht
si prangat e vëna në duart tona.

ADAM,
ti nuk erdhe të flije në shtrat me mua mbrëmë,
po dhe parmbrëmë i veshur me pizhamat e tua ,
në shtrat,mu afrove.
Sa shumë jemi larguar nga njeri tjetri,
sa shumë jemi ftohur ,u bëmë dy të huaj
edhe pse veshëm çfarë rropëm , gjakosëm e vramë
para e pas shpine çdo gjë të gjallë ,
as lëkurët,maskat
as këmisha e kopsitur deri në grykë ,
prej mëkatit dot nuk na mbuloi.
Madje ne shtimë shpirtrat e njeri tjetrin në dorë
pasi vramë dhe hëngrëm veten tonë,
njeri tjetrit dot nuk i afrohemi.
Adam,
si sot më kujtohet ajo kohë,
miturinë që kaluam dikur në mes të kopshtit
poshtë pemës plot fryte ,
bukuritë e njerit tjetrit kundronim
pa frikë, pa tabu ,pa turp,
me duart e pastra më përkëdhelje,
rregullat e lojës sonë më mësoje
si të puthnim njëri tjetrin provonim ,
e shpirtrat tanë deri në agim përqafoheshin.
Adam,
eja të shkojmë sonte tek kopshti
lakuriq,
prej mëkateve
e të kapemi dorëpërdore
të sodisim e bëjmë dashuri
mbi jasemitë e bardhë e trëndelinën erëmirë të kopshtit.
Eja të lutem ,
lakuriq,
si foshnjën e lind nëna,
e me të vetmin gjeth që ka mbetur në pyll,
me gjethin e dashurisë të mbulohemi.

TI NUK FLE ,
vetëm dremit shqetësuar, qyteti im.
Kur dritaret si nga lindja dhe perëndimi përpëliten
ti ëndrrash kokërdhokun e syrit nga brenda rrotullon.
Trembesh mos është ajo, dikushi,
kur parathirin era e marrë e ngacmon.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s