Poezi nga Kujtim Morina

Poezi nga Kujtim Morina
 
 
Bien gjethet
 
Bien gjethet në vjeshtën e vonë
Bie, bien pa pushim.
Si do durojnë pemët e zhveshura
dimrin që i pret me tërbim!
 
Bien gjethet një nga një
ose në tufë pa mëshirë
Ky shi i zhvoshki pemët,
Besoj s’i ka prekur në limfë.
 
Bien gjethet pa pushim
Po vetëm kur të bjerë e fundit
do ndihen sythet në kuqëlim
në rrugën e tyre drejt lules a frutit.
 
 
 
Jepi ngjyrë jetës
 
Jepi ngjyrë jetës
Të mos bjerë në monotoni
Një lumë që nuk ecën,
e humb shkëlqimin e tij.
 
Thyej prangat e heshtjes
edhe kur nuk je i sigurtë.
Si zogu që digjet për qiell
edhe kur është i untë.
 
Vizato kuq blu, jeshil, rozë,
verdh, vjollcë, kaf, kaltër,
jo vetëm bardh e zi.
Një piktor që nuk i përdor tërë ngjyrat,
nuk ndjehet i përmbushur në stil.
 
Jepi jetës forma, ngjyra, nuanca.
Mos ke frikë se nuk mbetesh ai ose ajo.
Mozaiku për këtë është i bukur
se ka diçka që përherë të josh.
 
 
 
Emigranti
 
Kur ikën,
njëri sy të mbetet prapa.
 
Në fillim s’ke asgjë.
Je si një ujk i çartur,
në kërkim.
 
Kur i ke të gjitha,
dicka prapë të mungon.
 
Nganjëherë të bëhet
të japësh gjithçka
për një copë vendlindje.
 
Sa herë vjen,
zhgënjehesh.
 
 
Pëllumbi i zi
 
O pëllumb i zi,
askush s’të thur këngë
e as të lëvdon.
 
Po trupin, gugatjen, elegancën
i ke njëlloj me të bardhin,
madje më të bukura.
Prapë njerëzit rrëmbehen
nga monstrat dhe dukja.
 
O pëllumb i zi,
kush ta pa zemrën?!
 
Më mirë që s’i kupton dallimet e njerëzve
se kjo do të ta vriste ndjenjën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s