Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

E ÇASTIT

Falë Zotit të tokës
shpëtimtarit të kokës

Zoti në qiell
E Zoti në tokë

Lidhën aleancë
për të shpëtuar kokë…

 

I ZIU ME TË ZIUN

Zbriti nga qielli një e zezë
Si një shënjim ndjellakeq

Që na bën të vajtojmë
Porsi qyqja në rremb

Është kudo kjo e zezë
Edhe në ëndërr të trisht

Hija e tij prej satani
Me errësirë mbuloi çdo gjë

Ky i zi me të ziun plak
Vijëzuan mure copëtimi.

 

TRUNGUT PO I THAHEN DEGËT

Përdit (për)mbledhje ligjesh
Hapësirave gjysëmboshe

Kudo shtruarje korsish
Pa troke t’përditshme këpucësh

Ata (po) ikin e ikin
Pas shtatë kodrash e detesh

Veç hijet sillen rreth trojeve
Në aleancë me gjarprinj shtëpishë

Thirrjet e morteve janë pakësuar
Siç nuk dëgjohen të qara foshnjesh

Fjalët trimëruese në altoparlante
Shurdhojnë heshtjet e gatuara

Çdo gjë derdhet caqeve të zbrazura
Derisa trungut po i thahen degët.

 

POROSI PLAKUT

Ti… plak numëro rruzaret e pleqërisë
Mos i ngatërro
Se engjëjt të pikturojnë mëkate

Mos i harro as datat e zeza
Se n’ëndërr të dëftohen
Syprishurit me shtatë maska

Ti… plak shikoji hullit e ballit
Në pasqyrën të thyer
E surratin që të ngjallë frikë

Mos i harro ditët e kuqe
E vajet e nënave
Që ngado trishtonin malet

Ti…plak përtypi ditët e fundit
S’ke dot shpëtim
Edhe po t’kapesh në bisht të pendimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s