Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

NËNA IME/TUAJ BISEDON ME LULET

Nëna ime është brenda meje,
Ndjen dhe ma dëgjon brengën time,
Ecën e frymon me gjakun ndër deje,
E flet me pranverën, zogjve u jep këngën.
Me gjuhë blerimesh…..

U tregon luleve tregime të bukura,
Gjëra të bukura nga bukuritë e veta,
Mbushur me shpresa e dëshira si flutura,
E qan në balada për gjethe të shkreta.

Flet me pranverën, me gjuhë blerimesh,
Ec e frymon me gjakun ndër deje,
Ndjen e dëgjon sythëritje gëzimesh,
Sythëritje gëzimesh që frymojnë brenda meje.

 

KUR BIE SHI….

Po bie shi,
Gjaku vërshon nëpër venat e mia,
Po bien pika të lara me flori,
Vërshon gjaku nga dashuria…

Shi i dashur, a po ma lan shpirtin tim,
Nga mëkatet e pafajshme, më laj mirë,
Dhe bëhu ti i dashuri im!
I dashuri im, sa i butë, sa i dëlirë.

A do të ma shuash etjen prej dielli?
Tregomë diçka të magjishme!
Shiu im prej qielli,
Prej qielli e prej magjish të perëndishme,
Bëhu etja ime plot dhimbje të stuhishme!

 

Si dy nimfa të çmendura…..!

Dashuria vjen
si një këngë në muzg,
kur gjinkallat e percollen vapen.
me gjuhën e lepujve ,
në livadhin e praruar nga vesa,
Duke shijuar lakuriqësinë e ujrave…
,-,
Eva me Adamin,
sa e këputën,- mëkatuan.
Pas tyre,- mëkatuam dhe ne,
për më tej- se një!…..
Burgosur burbuqeve të përflakura,
të puthjeve të nxehta.
Si dy nimfa të çmendura!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s