6 shkurt 1967* / Poezi nga Përparim Hysi

 
Poezi nga Përparim Hysi
 
 
6 shkurt 1967*
 
Jo. Ajo nuk qe fjalë,por qe si një anatemë
Si një piskame e madhe:diçka si apokalips
Shembi objektet e kultit dhe denigroi fenë
Dëm më të madh nuk bën dot një përbindësh.
 
Plugun ideologjik si pjellë Satanai
Çau kokat e njerëzve sa gati i shkallmoi
Më gjeni një tjetër monstër që t’i ngjajë
Atij që 6 shkurtin me pranga e pagëzoi.
 
Dhe rendën tellallët nga Tirana
Kumtin prej korbi me krra-krra trumbetonin
Me dhjetra klerikë u vunë në pranga
Në pranga u vunë dhe të pafajshëm që besonin.
 
Tellallët ktheheshin në TIranë me hossana
-Udhëheqës i lavdishëm na shpëtove nga ky terr!!!
Qenë gati të thyenin edhe kafka
Vetëm e vetëm,për”famëmadhin”,Enver.
 
E kam jetuar këtë teatër absurd
Që u luajt anë e mban SHQIPËRISË!
Po e shkruaj këtë poezi sot më 5 shkurt
Për mos e harruar këtë”ditë të mallkuar të zisë”.
 
*fjala e 6 shkurtit 1967 zhduku me përdhunë të drejtën e besimit.
 
Tiranë, 5 shkurt 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s