Letërsia rozë – romanet që lexohen me një frymë / Nga: Gladiola Jorbus

 
Gladiola Jorbus
 
 
Letërsia rozë – romanet që lexohen me një frymë
 
Gjatë pushimeve, leximi mund të konsiderohet një veprimtari që shërben për t’u relaksuar apo çlodhur. Romanet rozë, subjektet romantike të të cilave flasin për dashurinë, përshkruajnë protagoniste të suksesshme, heroina pozitive, me një rol specific a kyç në tregun e punës, mbizotërojnë stinën e verës.
Letërsia e këtij zhanri është ajo që mund të hasim nën çadrën e plazhit apo si bashkëshoqërues në udhëtime, teksa paketohen në valixhe së bashku me kostumin e banjës.
Në rrjedhën e viteve, letërsia rozë ka fituar gjithnjë e më shumë zemrat e lexuesve. Intrigat, komplotet, debatet, pengesat që vënë në provë dashurinë e protagonistëve, historitë pikante dhe kryesisht fundet e lumtura, u dhurojnë shpresë e ngjyra ditëve të verës.
Dashuritë që fillojnë dhe mbarojnë, që fshehin ose shfaqin dimensione të reja, pasioni i zjarrtë, përzgjedhjet midis të qenit të lumtur apo të qenit të mbrojtur brenda zonës së rehatisë, dilemat shpirtërore, ndjenat fisnike, miqësia e vërtetë konturohen në romanet e zhanrit rozë, ndaj meritojnë të lexohen.
Në faqet e librave të tillë shpeshherë identifikohemi me personazhet, me vështirësitë, marrëdhëniet e ndërlikuara, surprizat e papritura, ndjesitë angështuese, emocionet tronditëse dhe leximi bëhet sa i kuptueshëm, aq dhe empatik.
Zhanri rozë mbetet fluid, të mban pezull dhe nuk shkëputesh dot nga libri deri sa ta rrufitësh plotësisht. Ky tip romani i shkruar nga gratë, i destinuar kryesisht për gratë, me një subjekt ndjellës dhe aspak të mërzitshëm, karakterizohet nga finalja e shumëpritur, ku protagonistët e kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Gruaja, në këto romane paraqitet e angazhuar, zbavitëse, e emancipuar dhe jo një amvisë e nënshtruar në pritjen passive të princit të kaltër. Përkundrazi heroina luftarake e spërkatur me doza feminizmi është një model për t’u ndjekur, shfaqet e kulturuar, e aftë, me integritet dhe e arsimuar.
Meqenëse kjo letërsi afekton përmbysjen e stereotipit femëror, ajo mund të influencojë dhe në ndryshimin pozitiv të mendësisë së shoqërisë.
Gjithsesi, për të përjetuar një stinë pushimesh sa më të këndshme dhe romantike, librat rozë renditen ndër shoqëruesit më të mirë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s