Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
Edhe kur mesnata fiket
 
Stolia mortore nuk i mbyll plagët
në dhimbjen e tyre kullon drita qiellore
gjak purpur lëshojnë dhe lulet me artificiet
                                                            e tyre
në rrugët që çojnë për në banesën e fundit
Të gjithë e duam një qiell të mbërritshëm
e keqja të fundoset një herë e përgjithmonë
e mira mos të varroset të lulëzojë me yjet
                                                       qielliorë
edhe kur mesnata fiket në përtej-kohë.
 
 
PORTRETI YT
 
Ishe ti ajo që i kalove kufijtë e artit
i dhe shpirt portretit që e krijove
nuk e le shterp brenda vetvetes
e bëre që të jetojë në çdo kohë
 
Dashuri për dashuri dhuroje
me furçën e erërave të zemrës
ngjyrat e gjenin vetë njëra-tjetrën
në bezen e dashurisë bashkoheshin.
 
 
ATY KU ÇEL DRITË FYTYRA JOTE
 
S’dua të jem si ti por të adhuroj
për heshtjen dhe mirësinë që ke
durimi na dhuron frutin e pjekur
athëtimi vjen nga padurimi ynë
 
Nga pemë e jetës cicëron bengu
në bisk të dashurisë pikon vesa
aty ku ngjizet e mrekullon jeta
aty ku frymon shembëlltyra jote
 
Bie si gjeth i zverdhur në vjeshtë
vargjet shemben si penda rëre
e dashuria mbetet e përjetshme
aty ku çel dritë fytyra e jote
 
 
Lakmisë ia preu rrënjët
 
Brenda kufijve të vetvetes shpalosi gjithçka
me mendjen e ndritur hapi shtigje të reja
dhimbje e vuajtje i vuri në shtysën e kohës
lakmisë ia preu rrënjët kur vdekja kish kulmuar
 
tejkaloi kufijtë e vetvetes që e mbanin mbyllur
me xhevahirët e mendjes vezullon e pastër
e pamasë dhe e pafund me forcën e saj
tërheq si me magji, dhimbjen e vuajtjen
                                   i kthen në dashuri
 
 
Zemrat nuk njohin ndarje
 
Ndoshta s’pret asgjë më prej meje
Në trupin tim fryu e shfryu e liga
Zbrazëtirë më la, m’i rrëzoi urat
Vetëm me çelësin e vetmisë mbeta
 
Larg e afër mbeta me kujtesën
Që s’të harron asnjë çast,afër e larg
Shpirtin ma rrethon e përjetshmja
Shtegun e shpresës kërkon të hap
 
Në vetninë time tani ka hyrë drita
Papërfillja jote mbeti e zbrazët
Pendohet,kërkon çelësin e shpresës
Sepse zenrat nuk njohin ndarjet!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s