Poezi nga Anila Karapidou

 
Poezi nga Anila Karapidou
 
 
Me këpucët e kuqe dashuruar
 
Dje në mbrëmje vajza ime qeshi me mua,
Më pa tek përkëdhelja këpucën mbi faqe.
Dhe pyeti ashtu e ëmbël me kërshëri,
” Mama je dashuruar me këpucët e kuqe me taka”!.
 
“E dashur” ia ktheva unë me të qeshur,
Dhe këpucët duan t’ju japësh dashuri.
Kur në këmbë e vesh të përkëdhel lëkurën,
Këpucën po s’e deshe të vret, të nxin.
 
Kur ec të godet e shpirti të dhëmb,
Me kallo të bën e këmbën të lëndon.
Prandaj dashuri i jap këpucës,
Dhe ai që e krijoi dashuri i dha.
 
Ngjyrat në këpucë kanë ngjyrat e jetës,
Rrugën e jetës me këpucë e kalojmë.
Se, kot nuk thonë me këmbë në tokë të ecësh,
Po s’pate këpucë me këmbë në tokë s’ecën dot.
 
(shkëputur nga libri me poezi “Një puthje në cep të buzës”)
 
 
 
Njeriu ha njerinë
 
Më duhen ca shkarpa, më duhet një shkrepse.
Të ndez zjarr bubulak të ngrohem në deje.
Më duhet ca rërë dhe ujë prej pusi.
Të bëj baltë të ngjeshur por duhet dhe kashtë.
 
Të ngre një shtëpi të ketë dhe oxhak.
Dua dhe një sofër ta shtroj për merak.
Të jetë rrumbullake rreth e rreth të rrimë.
Shtruar me shilte lesh prej bagëtie.
 
Bukë misri me gjizë edhe pak dhadhë.
Dua edhe qepë me lëvozhgë të bardhë.
Pak turshi lakër nga qypi të nxjerrë.
Dhe pak pastërma në litar të nderë.
 
Nënokja ime i mbante në haur.
Kish dhe verë të vjetër. për miq të mirë shumë.
Dhe specat djegës në varg të shkuar,
Kjo nënokja ime më ka përmalluar.
 
Feneri i ndezur lart përmbi oxhak,
Lëkundet ngadalë sikur do të flasë.
Në të majtë të oxhakut,sënduku i gdhendur,
Flasin midis tyre për kohën e vjetër.
 
Një bastun i rëndë pranë oxhakut rri.
Është bastuni i gjyshit kur ulej pranë tij.
Dru zjarrit i vinte prushin me mashë ngacmonte.
Uleshim pranë tij përralla na tregonte.
 
Nënokja e mirë gështenja na piqte.
Përrallat dëgjonim gjumi të na zinte.
Dhe flinim ashtu rradhë-rradhë mbi shilte.
Mbuluar me velenxë thurnim ëndërra ne.
 
Në mëngjes na zgjonte gjeli mbi pullaz.
Qeni në oborr ja kthente ham-ham.
Zgjoheshim ashtu si zogj të tulatur.
Nga ëndërra të bukura të një nate mplakur.
 
Vishnim në këmbë këpucë prej llastiku.
Dhe nuk na e ndjente nga dëborë e ngrirë.
Se në zemrën tonë kishte zjarr të ndezur.
Kishte dashuri brënda shpirtit tretur.
 
Nënokja na jepte nga një gotë qumësht.
Lopën e kish mjelë në magjë kish zënë brumë.
Dhe sot po kërkoj një shkrepse ca shkarpa.
Të ndez zjarr bubulak për vitet e arta.
 
Për vitet e arta ku kish dashuri.
Sot nënokja ime njeriu ha njerinë.
 
@Anila Karapidou
Selanik.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s