Poezi nga Gentjan Hasanas

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
Bie shi…
 
Kapuçë të errët
kanë mbushur rrugët me murgjër të paemër.
 
Gjithë trëndafilat e kopshteve
falën,
me kryet përthyer.
 
Zgjatime të shpirtit, tërheqin litarët e shiut
Dëgjojnë si vajton këmbanë e nates
në kishëz të qiellit.
 
Ndërsa unë,
mundohem të gjej
fitilin e lagur të asaj ore gezimi
që nuk ndez më, në asnjë buzë.
 
 
***
 
Hëna
nuk shkon më
për make-up.
Në pasqyrën e ujshme
vallëzojnë gjarpërushe
me rombe jeshile, pika të kuqe.
 
Fshij
një nga nje fotot e saj;
(Adriana e kishte emrin).
Zambaku i trishtë
dridhet mbi liqen.
 
Hëna
udhëton me sytë
e gjakosur,
klithmat e mia të murrme,
s’munden ta shërojnë…
 
Gris
një nga një letra
dashurie…
Dikur
kisha më të bukurën Adrianë
me rombe jeshil, pika të kuqe.
Vajza me 300 e ca fustanë.
 
 
***
 
Këtu ku gjendem,
jam mbret i pluhurit,
i toksinave.
 
Kemi një punishte te vogël riciklimi,
silikonin e bëjmë qeska, ose lule varri.
 
Këmbët i bëjmë paterica,
Krahët, bastun.
Mëlçinë,sfungjer për pastrim tavolinash.
 
Me mungesë janë ”syte”
Ato pak që kemi gjetur,
i ndezim në mbrëmje,
sa për të ngrëne kauçuk.
 
Jemi 12 kanibalë të vegjël,
por me përvojë.
Unë,nga ”mastorët”,jam i treti në listë.
Vende të sigurta pune,por pa mëditje.
 
Ajo që shpresojmë,
është të hamë një njeri të gjallë
dhe t’i marrim zemrën.
Në botën tjetër,
le të jemi edhe ne njerëz…Amen!
 
 
 
***
 
…e kështu,
nga lëmosha e trotuarëve
që mblodha,
vendosa, t’iu ndez qirinj
të gjithë shenjtorëve,
braktisur.
 
Veç 1/3 e ”pagës”
ikte për vodka,
të gjallët
janë më pak
se vakëfet në fshatin tim.
 
Një dorë gruaje,
lule mbjell mes gërrmadhave:
Të ka dhënë një vajzë?!
Do të kesh dhe një princ!
 
Atëherë…
si fëmijë të vegjël
që dot s’durojnë djepin,
fillojnë ngrihen tempujt nga gurët kapicë.
 
Guri plas,
guri flet, guri admiron,
o Zot, o fis, o Gabriel, o dritë!
 
Gjithë sytë që kishte,
ishin për mua:
Dhe një bark që kam, për ty o Genttt
 
Zoti vetë,
ka mësuar lojen
”më do s’më do”,
duke flakur nga gonxhe qielli
hëna në çdo ballkon
 
Në fshatin tim
shtohen vakëfet me emra ”dielli”
dhe s’do të ketë kush
t’iu ndezë një qiri…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s