Scott Thomas Outlar (USA)

 
Scott Thomas Outlar (USA)
 
Scott Thomas Outlar jeton dhe shkruan në periferi jashtë Atlantës, Georgia. Puna e tij është nominuar për Çmimin Pushcart dhe Best of the Net. Ai redaktoi Antologjinë e Poezisë së Shpresës nga CultureCult Press si dhe edicionet 2019, 2020 dhe 2021 Western Voices të Setu Mag. Përzgjedhje të poezisë së tij janë përkthyer në gjuhën afrikane, shqip, bengalisht, hollandisht, frëngjisht, italisht, kurdisht, malajalame, persisht, serbisht dhe spanjisht. Libri i tij i gjashtë, Nga Rëra dhe Sheqeri, u publikua në vitin 2019. Podkastti i tij, Këngët e Selah, transmeton çdo javë në Radio 17Numa dhe përmban intervista me poetë, artistë, muzikantë dhe mbrojtës të shëndetit. Më shumë rreth punës së Outlar mund të gjeni në 17Numa.com.
 
 
Përkufizimet tejkaluese
 
Arti nuk është institucion
është një zjarr i brendshëm
i lindur nga ata
sytë e të cilëve shpohen thellë
në bukurinë e fshehur të djegies.
 
Arti nuk është një orë që jepet nga Akademia
është një dridhje e shenjtë
duke pulsuar nëpër venat
e atyre që e ndiejnë të vërtetën
e pastërtisë së përsosur të kësaj bote.
 
Arti nuk është një transaksion
është një shprehje shpirtërore
që nuk ka zgjidhje
por lirohet
si pasqyrim i Burimit.
 
Arti nuk është një fushë shitjeje
është një emocion i fortë
shoqëruar me një vizion
të tejkalimit kristalor
që këput hapin në dimensione të reja.
 
Arti nuk është ende gati për në varr
është një protestë e tërbuar
kundër mishit të vdekshëm
që këndon melodinë më të ëmbël
për tejkalimin e vuajtjeve të jetës.
 
 
Violina me Falsetto/Zë të lartë
 
Ekziston vetëm kjo ëndërr e kristalit të lëngshëm
krahët e porcelanit të shkrirë, një frymë e kerubinit
 
Vendosur në portat me një zemër të rëndë
unaza zjarri, një buzëqeshje e formuar me dyll
 
I juaji ishte vallëzimi që nuk humbi asnjë hap
të gjata janë orët, një orë me brinjë që dridhen
 
Ekziston vetëm kjo pjatë me mish dhe gjak
sintonizimi i qestave të argjendta, një festë për korin
 
Stoikë kur luanët gjëmojnë nga mali i tyre
liqenet e lavës, një yll i vendosur në veri
 
I juaji ishte zëri që kumbonte në jehonë
rruzuj të pikturuar me të verdhë, një lutje pëshpëriti në dimër
 
Ekziston vetëm kjo hije e njollosur nga dielli
muzgu i idhujve, një moment i lindur në pushim
 
 
Por sa shumë ti synon?
 
Unë do të të tregtoj një pellg shiu
për një batanije të zbardhur
 
dhe të dorëzoj dy centët e mi të fundit
për një orë të prishur
 
Do të të këndoj një këngë në lavdërimin e diellit
nëse i pëshpërit një jehone
 
dhe arsyeton me fantazmat në mendjen tënde
nëse do të më dëbosh
 
Unë do të vrapoj në buzë të dashurisë sonë
ku premtove një çarje
 
dhe të thyej pjesët e tërësisë sonë
për tu siguruar që je profet
 
Do kërcej me kockat e pluhurit të yllit
para se të shkaktohet pika e zgjerimit
 
dhe të pres pranë një vrime të zezë që po zhurmon
derisa të shpërthejë e shtëna jonë e ardhshme.
 
 

Përktheu nga anglishtja në shqip Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s