Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Flutura e natës,
vjen e më puth gishtat teksa shkruaj për ty.
Thonë janë shpirtëra të shqetësuar,
që malli i ka pikur në sy…
E hap dorën e lë të pushoj,
ajo sillet rreth meje e më prek me flatra
nëpër krah e buzë si një puthje përqafim
dhe unë mahnitem…
Ajo ikën, unë nuk shkruaj më për ty,
por për fluturën…
 
 
***
 
Gjoksin laj deteve
dhe hënën puth netëve.
Tinëz erës,
fluturoj hapësirave të ëndrrës,
duke mbledhur thërrimet e qiellit,
mbi sofrabezën e përdorur nga mijëra njerëz,
në mijëra vite para dhe në pengun e viteve që do vinë.
Vetëm hëna dhe shpirti e prekin përjetësinë!
 
 
***
 
Të pres,
e hapur si gjethja pret rrezet e diellit,
e mbush kapilarët e saj me jetë.
 
Të pres,
siç pret guri ujin,
që të tingulloj gurgullimë.
 
Të pres,
siç pret zogu erën,
që të niset në fluturim.
 
Të pres,
si bregu dallgën e harbuar
që t’i bëhet strehë.
 
Të pres,
si toka shiun e vjeshtës,
që të lulëzoj sërish.
 
Të pres,
si koha historinë,
që të gjitha t’ia rrëfejë.
 
Të pres,
ah, sa gjithë zotat qiellin,
që të pavdekshëm të jenë.
 
Të pres,
si pemë ulur buzë lumit,
buzës tënde të rrjedh.
 
 
***
 
Çadrat kashtore të rënduara raqesh,
duket sikur klithin ndihmë.
Të heshtura të pagoja,
përpiqen të mbulojnë lakuriqësinë perverse,
që përpihet nga sy po kaq pervers.
 
Diku ca qime pubike nxjerrin sytë
e zverdhen në pak diell,
duke na kujtuar majmunërinë harruar rruajtjeve te gjakta,
që për inat mbeten shenjë rrëzave delikate.
 
A thua jemi më të bukur rrjepur për dreq?!
Po pse vallë fshihemi çadrave,
që i mbushim me rraqe, njësoj si trutë tanë,
që as uji as kripa nuk na i lajnë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s