Shkulme nga spektri i gabuar / Poezi nga Teuta Sadiku

 
Poezi nga Teuta Sadiku
 
 
Shkulme nga spektri i gabuar
 
Ju mjegulla të ngujuar këtu e ne retë ikanake andej
Fajtorë të territorit të mbrojtur me ligj,
Ngarkesa e fajit prish peshoren e drejtësisë në treg.
pak më tutje ca fosile kafkash
pijnë kafe të shoqëruar me molekula hidrogjeni.
Poetët e varur në erën e shekullit shkruajnë ende
në qiejt e rënduar me rreshje e stuhi diellore.
Çdo fjalë martire e dallgëve të gjuhës deshifrohet
në përmbysje sistemesh,
shembje monumentesh në sheshe evropiane .
Si misër u zhvishen ëndrrat ndër duar poetëve.
Fjalë lakuriqe, andruar figurash ,
varfëruar shpirtërisht,,rënuar burse lekësh
të ndjeshmet dialekte ,të përgjysmuara mbijetuar
emocionuese deri në thirrje pasthirmash
goditur nga pika e pikçuditjeve dhe pikpyetjeve
e shkuljeve leshrash Musineje me rënjë për së gjalli ,
imazhe zhbiruese enigma të pazgjidhshme anomale.
Tani që njerzit palestrohen nga vetmia kurioze
çapiten rreth çgjëndrave për të shpresuar në besim.
Gërvisht sipërfaqen e historisë klithma e foshnjës
ngujuar në kullat e alpeve të misterit ballkanik.
Enden rrugëve këmbë që lërojnë tokën e premtuar,
vëzhgojnë sytë e qelqtë të dorës së hekurt.
Përndjekja vazhdon në sythet e ndezura të faunës dixhitale,
Vëllai i madh mbledh data të gdhendura në porta e mure
për djegie makro pozicionale a vende pune .
Kohë virusesh me barna e vaksina virale
Goditen zemra kujtimesh në kohë pandemie
Plasariten tavanet dhe xhamat e jetës mauzoleume
rrotullohen duart e kohës, gërvishtin dhe gjithçka thyejnë.
Ju të ngujuar këtu e ne ikanakët andej
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s