Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
AJO IKU…
 
Ajo iku … gjithnjëlloj
vazhdoj mendimin tim…,
por mbrapa kohës kur shikoj
ndjej shpirtin në lëndim.
 
Ajo iku… unë mbeta
nuk kam më keqardhje ;
por… kishte flokët kacurela
dhe një nishan në faqe !
 
Ajo iku … unë jam këtu
dhe nuk kam shqetësime ,
çfarë drite kishte nëpër sy,
një diell me shkëlqime !
 
 
MË TEPËR
 
Më tepër shikoj symbyllur në errësirën e jetës,
më tepër,
kur nata e ëndrrave më shfaq fytyrën tënde ,
më tepër…
por kurrë s’e kuptova misterin e fuqisë tënde,
më tepër,
kur edhe i vdekur klithja ” më çmende ! ” .
 
Fllade të lehta këputin petalet e lulëkuqes
sepse koha lulëzon dhe trishton stinët në ikje
çdo kujtim i vogël ngjan rrënim i ftohtë dhe zhdukjes
vetëm humbjen që dhuron harresa, kthen bindje.
 
Ka sy dashuria edhe në errësiren e kujtimeve
më tepër,
shpesh ndez kandilet e yjeve të shpirtit me lotë
më tepër,
shndrin kristalin e syrit tuaj si hëna mendimeve
më tepër,
shikojmë greminën e viteve e dëshirën e kotë.
 
 
LYPSARI
 
Kandili i syve të tij ushqen heshtjen e madhe.
i huaj në botën që pret të nesërmen,
duke ecur me hapa gati hije…
Në çdo kumbim dëshirat fatalisht i zbehen
dhe i shndërrohen lumit njerëzor monedhë harimi.
 
Sekondat i kthehen tiranë në pritjen e dëshirave
dhe bukuria e ditës i shndërohet qiramarrje e kotë.
Ecën si një send i pushtuar nga heshtja vrastare .
shikon përpëlitjet e ditës në mbrëmje,
kur shfaqen kthetrat e sterra të natës misterioze
dhe në tejqyrën e mendjes mundohet të rilexojë,
dashurinë ditore duke e mbledhur në dy pika loti
gati oqean, ku lahen sytë e tij në një imazh të trishtë .
 
Mëngjezi i ri përkedhel majemalet me duar diellore,
por një re në lindje i fsheh gëzimin,
sepse nga shpirti mban në dyzim dashurinë.
Ndërkohe dielli në ngritje renë e përdor si telajo piktori
dhe fllade mëngjesore e përkedhelin …
Unë iki turmës që duket në aparencë e pafaj,
duke harruar midis të tjerëve të djallëzuarin.
 
 
NJË ËNDËRR E HERSHME
 
Tani dashuria ngjan me mijra forma endjesh
dhe shpesh lotohem nga ëndrrat djallushe .
Krahëve të tua pushkatoja krenarinë; çmendesh
të kujtosh atë kohë kapriçosh , moj vogëlushe .
 
Qëndro përherë kujtesa e gëzimit që dëshiroj,
kjo kohë ka moskuptimin tim delirit me truke…
Qeshin vitet … por rendem pas asaj që shkoi
dhe pëshpërimës së shpirtit : – ku je piciruke ?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s