Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “A E DI SA TË DUA?” të autores Rajmonda NDREKA

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “A E DI SA TË DUA?” të autores Rajmonda NDREKA
 
Titulli: A E DI SA TË DUA?
Autore: RAJMONDA NDREKA
Redaktore: ALMA PIRE
Botimi i parë: 2021
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Ndreka, Rajmonda
A e di sa të dua ? :
poezi / Rajmonda Ndreka ; red. Alma Pire.
– Tiranë : Ada, 2021
100 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-78-2
1.Letersia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
Parathënie
 
Në këtë botë të egër dhe plot vuajtje, e kemi të vështirë të duam dhe të na duan sepse dashurinë tashmë e kemi strukur, ndrydhur, mpiksur diku, duke lënë si parësore sfidën, guximin, dhimbjen për t’ia dalë mbanë asaj që na është ofruar si dhuratë, por që vetëm dhuratë nuk është, asaj që ta jep dhe ta merr frymën, ta jep dhe ta merr dashurinë, asaj që quhet jetë, por që për ta jetuar duhet shumë dashuri. Dashuria, si ndjenja më e bukur është e gjithkundgjendur, dashuri për të bukurën, dashuri për familjen, dashuri për vendin ku ke lindur e nga i cili ke ikur me kokën e kthyer pas. Dashuria është më e fortë ndaj dikujt që na qëndron pranë në çastet tona më të vështira, na mban dorën kur ajo dridhet nga dhimbja, na jep supin të mbështesim kokën e anuar nga humbja, na mbështet me fjalë të ngrohta kur shpirti pikon gjak prej plagëve.
Duam, dashurojmë, por sa arrijmë t’ua shprehim të tjerëve këtë? Sa jemi falenderues e mirënjohës ndaj atyre që nuk na janë ndarë asnjë çast? Nuk kemi kohë, guxim, dëshirë, mundësi?
“Sa duam të jemi pranë njëri-tjetrit, të jetojmë një ëndërr të bukur, gati një magji, një ëndërr që fundin s’ia shohim dot me sy? Kur pasioni të na vijë si vegime, do të ulemi e te prehëri i tij do të zëmë vend, përgjëruar për puthje, përqafime, të ftohtin të mos e ndiejmë në shpirt. Duhet të dhurojmë shumë dritë dhe shpresë, si një fllad i freskët mbrëmjeve plot zjarr, si fllad dashurie, në puthje magjike ëndrrat duhet t’i mprehim dhe përpos gjithçkaje, të triumfojë dashuria.”
E di sa të dua?- i drejtohemi dikujt për t’i thënë që është gjithë bota për ne, i drejtohemi jetës për t’i thënë që edhe pse shpesh na vë në sfidë, e duam atë, me gjithçka të mirë e të keqe që ka, i drejtohemi vetes për t’i dhënë kurajo të dalë nga errësira e zhytyr.
Por, kjo deklaratë e fuqishme i shkon më shumë dashurisë si ndjenja më e bukur midis dy personave, ajo ndjenjë që të bën me krahë.
E di sa të dua?- një pyetje retorike që nuk pret përgjigje, një pyetje që ngre peshë zemra e që drithëron shpirtra, pyetje që shumë do të donin t’u drejtoheshin, më të shumtë do të ishin ata që do të prisnin si përgjigje “E di, edhe unë të dua shumë!”.
Dashuria është kryefjala më e fuqishme që e ka bërë poeten t’i dedikojë më shumë se një poezi. Ajo kishte ende nevojë për të, i la plagë në zemër ashtu siç mund të lërë vetëm humbja e përjetshme e saj. Dashuria është gjithçka dhe humbja e saj sjell asgjënë, boshësinë, zbrazëtinë, dhimbjen dhe zhgënjimin se mund të vinë ditë më të mira për ty. Përjetimi i dashurisë bën të harrosh moshën, kohën, stinën dhe gjendjen në të cilën ndodhesh. Dashuria të zhyt në urrejtje dhe të nxjerr nga urrejtja, pa dashurinë i pasuri bëhet i mjerë dhe i mjeri bëhet i pasur.
Gjuha, në mendjen dhe gishtat e një poeti, ka veti të mëdha shprehëse. Poetja e njeh më së miri fjalën duke e përdorur në vendin dhe kohën e duhur, me ngjyrim të qartë, për të përçuar fuqishëm te lexuesi gjithçka që ndien dhe dëshiron. Çdo poet ka mënyrën e vet të përdorimit të gjuhës, ka modelet e tij të shprehjes, ka stilin e tij i cili ndryshon nga njëri te tjetri . Por Rajmonda, edhe pse me nuanca më të vogla, u jep fjalëve kuptime të reja, më të gjera dhe figurative.
Bashkekzistenca shpërthyese midis së qeshurës dhe së qarës, midis komikes dhe tragjikes, të ultës dhe të madhërishmes, të bukurës dhe të shëmtuarës, bën që poetja t’i kundërvihet figurave letrare me përmasa e me shtrirje shpërpjestimore.
Ajo luan me mbretëreshën e figuracionit letrar, metaforën, epiteti gjen vend në çdo poezi, përforcon të bukurën dhe të shëmtuarën, mirësinë dhe pabesinë, dashurinë dhe urrejtjen e kësaj jete. Herë pas here poetes nuk i mjaftojnë fjalët për të shprehur gjithçka, shpesh edhe hesht, por nëpërmjet kësaj heshtjeje të paqtë ajo shpreh shumë, duke shkëputur ndonjëherë mendimin, zakonisht para një fjale apo shprehjeje me peshë, lë lexuesin që të nënkuptojë vazhdimin e tij duke bërë që përjetimi të marrë fuqi më të madhe.
Për t’u dëgjuar më fuqishëm, poetja përsërit, i jep më tepër ritëm poezisë dhe bën që me këmbënguljen e saj të kuptohet mesazhi i dhënë, përsërit notat e dhimbjes, të dashurisë, të mallit, të harresës, përsërit për të përforcuar, por edhe për të harruar.
Por, përpos gjithçkaje që ka jetuar, Rajmondës i mjaftojnë rrezet e diellit që t’i përkëdhelin fytyrën, një qiell blu që t’i japë pak shpresë , ca pika vese që t’i lagin sytë në vend të lotëve, një tokë e gjelbër ku të prehë trupin e lodhur, pak erë e lehtë që t’i flladisë flokët, disa yje që t’i ketë si dëshmitarë, një laps, letër dhe … ajo jeton.
Ajo jeton ashtu siç dinë të jetojnë e të gëzojnë vetëm poetët.
 
Alma Pire

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s