Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
çaste interneti
 
s’ndahen më së bashku çastet,
secili lundron për hesapin e vet,
fjalët u mekën, sikur u doli boja
dhe buzëqeshim me veten në internet.
 
u bëmë më të largët me ata që na duan,
me ata që dikur çastin e kishim të shejtë,
tani për çudi çmojmë të tjerë njerëz,
e veten gënjejmë sikur na duan më tepër ca njerëz të tjerë.
 
…e në fund të çdo çasti,mbetemi të mjerë…
 
 
dashuritë e heshtura
 
ne dashuronim në heshtje,
ti në njërin skaj, e në skajin tjetër unë.
sikur të kishim frikë edhe nga vetja,
fjalë dashurie nuk thamë kurrë.
 
kurrë nuk thamë fjalë dashurie,
ndoshta këto lojëra s’ishin për ne.
se dashuritë e bukura dashurojnë në heshtje,
e fjalët e tyre ngrihen gjer në re.
 
gjer në re ngrihen fjalët e tyre,
dhe s’pyesin as për yje, as për galaktika.
po fundja ç’na duhen yjësitë e panjohura,
kur sytë i kemi në të njëjtat orbita.
 
…ne dashuronim në heshtje,
ti në njërën skaj e në skajin tjetër unë.
frymët tona putheshin gjer në mekje,
e buzët s’u takuan kurrë…
 
 
jam mësuar të rri edhe pa ty…
 
…në ato herë, kur mëria rritet në shtat më shumë se ne,
në ato netë, kur hëna ka humbur vetveten
e dielli në dymbëdhjetë pëson eklips.
 
je mësuar të rrish edhe pa mua,
në ditët kur orët t’i kam nxirë,
në netët aq të gjata të dimrit,
ku veç me përralla e dashuri
jemi gdhirë.
 
…jemi mësuar të rrimë edhe vetëm,
por pa njëri-tjetrin nuk gjejmë qetësinë…
 
 
shenja pleqërie
 
më loton pakëz ky syri i majtë,
ndoshta u plaka.
tashmë rrudhat më kanë mbuluar buzët
dhe ballin e pakët.
 
se ç’dreq më ka ky syri i majtë,
s’e di.
ndoshta loton nga dhimbja për të mitë
që ikën e më lanë në vetmi.
 
por qenka një dhimbje që s’e kam veç unë,
e që unë ndryshe ta ndiej.
qenka një dhimbje që dhemb në çdo sy,
sa herë që malli të merr.
 
tani së fundmi loton dhe i djathti.
po ky ç’dreqin paska?
sa më shumë që plakemi, u rritka dhe malli,
malli që motrat i vret për së largëti.
 
loton ky i djathti për vëllezërit e mirë,
që pranë s’i kam.
njëri përtej detit kapërcen adriatiknë
e tjetri e përcjell për matanë.
 
dhe unë mes dy brigjesh si ishull me majë,
s’di nga t’ia mbaj.
ashtu si dhe hunda që fsheh të dy sytë,
lotoj nën qerpikët erashkë.
 
dhe tunden anijet në molin tim, ngarkohen- shkarkohen me re.
herë nis stuhia e mbyten gjemitë,
e herë hapet koha me nge.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s