Metrikë, e britmës sonë – Poezi nga Nikos Fokas / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Nikos Fokas
 
 
Metrikë, e britmës sonë
 
O ju, klientë të varfër sallash koncertesh, ju ndjek
Gjatë kohës, që dëgjoni, një prelud në piano
Mbi dorëzat e ndënjëses tek luani më kot
Me gishtrinj të dhembur, prej artritit të shtrembër
Imitues, o të mjerë, të solistit brilant në skenë
Madje, më tej solistit, kompozitorit të vlerë
Të luani më kot melodinë, apo të mbani rritmin
Me kokë, a me këmbë, sikur ju dirizhoni.
Të vërtetën e frustruar, solist a kompozitor jemi të gjithë
Dashnor të frustruar, prej emocioni
– Paçka gjithë dashurive, që shijuam në jetë –
Të frustruar, por jo të braktisur, tek luani
Gjer pleqërisë së vonë, mbi dorëzat e ndënjëses
Apo… dhe në drurin e fundëm të krevatit, të njëjtën melodi
Si përgjigjie, të një ëndërre paplotësuar
Mbi një lëndë, që s’u përgjigjet, gishtave tuaj
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s