Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
ILAÇI IM
 
Hyrë e qeshur ti në dhomën time,
hyrë nga dera, nga dritarja e tavani,
nuk më duhet ç’hoqe në ato mërgime,
unë dua erën tënde, aromë jargavani
 
Hyrë…Hyrë e çelur në shtëpinë time,
hyrë në shpirtin tim, fshihu nën lëkurë,
bashkë do jemi në parajsën intime,
bashkë s’kemi për t’u zhgënjyer kurrë!
 
Unë për ty, po e lë hapur derën,
po i lë hapur ballkonet e dritaret,
ndoshta ti vjen e futesh bashkë me erën,
futmu në gjumë, në ëndërr, njëlloj si sorkadhet…!
 
Hyrë me diellin, me shiun, hypur mbi një flutur,
ledhatomë në gjoks, zbuti krahët e egër,
unë do t’i puth sytë me lotët e turbullt
e s’kam për t’i ndërruar, kurrë me një tjetër…
 
Futu rreze artë thellë shpirtit tim,
ti fryma e munguar, ilaçi për shërim!
 
 
FËMIJËRIA IME
 
Mbi një gurë atje lart në kodër,
ulesha sa herë kur isha fëmi.
Atë gurë e kisha “kalë” e bëja lodër,
qoftë në behar, apo në dimër me borë e shi.
 
Kështu rrodhi fëminia ime,
me dhurata të dhëna nga vet natyra,
s’kisha lodra të blera me tinguj e ligjërime
vishja rroba të vjetra, me anra e pa ngjyra.
 
Iso i mbaja bilbit në degë,
një kërrabë, dy herë sa veten e kisha në dorë,
kërkoja luleshtrydhet e egra, ftonjë e shegë,
fqinjës së bukur me trendelinë i thurja kurorë.
 
Luanim me nishane, bënim klarina me cëmdele
bridhnim syllka-mbyllka me çupat e lagjes,
fqinjën e bukur s’kishë zot t’ma prekte
si njihnim sëmundjet ,na kuqonin faqet.
 
Uji nga burimet me gradën e malit,
erë – pishat e rralla na gufonin gjoksin,
mëllenja e thëllënza kapnim me gracka nga prralli
mishi piqej në thëngjinj, kur miqët bujronin…
 
Për atë gurë – “kalë” atje larg mbi kodër
digjem ta prek prapë e mallin ta shuaj,
kur shtroheshim në darkë rreth tazit mbi sofër
gjithë botën që brodha kurrë se kam shijuar…
 
Fëmijëria ime, s’të shijova shumë, para se të vije, ike pa kuptuar…
Pa lodra moderne, pa lule, gëzime…
Para se të më falje dy qeshje mbi buzë,
ca rrudha rreth ballit m” i kishe ngujuar….!
 
©Dhimnica,Selanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s