Poezi nga Merita Paparisto

 
Poezi nga Merita Paparisto
 
 
Flutura të vdekura
 
Eshtë verë e nxehtë,
Fryjnë afshe të ngrohta
dhe bien flutura të vdekura.
Ajme, sa pak! Shpirt’ i tyre!
 
Fundja ato jetojnë vetëm disa ditë
pastaj vdesin për tu ringjallur
brenda fund barkut tonë
ku përsëri e përsëri
do të vriten nga ne
në një mënyrë apo në një tjetër!
 
©M.P. ( nga vëllimi “Solstice” 2020)
 
 
Lutje dritësore
 
O Zot!
Që na mbars me fjolla rrezesh
Dhe ne sjellim në jetë
topa të vegjël drite
me vështim të qumësht
dhe lëkurë prej ajri.
Na shohin në sy
dhe për ta
jemi ne Zot.
 
O Botë!
Si i shkatërrojmë
pastaj…
Jua shukim e shkarravisim shpirtin
me këmbëngulje të paepur
i mësojmë
frikën
gënjeshtrën
mashtrimin
urrejtjen
dhunën…
 
Ja,
qëndron në dritaren e pafajesisë
fëmija motak me sy prej qielli…
lëpin kornizën e drunjtë
dhe nuk kupton
pse duhet të presë
që të kthehet e ëma nga puna
për t’i dhënë gji!
I sheh në sy
njerëzit me maska që i parakalojnë…
është mësuar t’i njohë
nga vështrimi…
 
 
Një ditë…
 
Truri im është një pemë e madhe
dhe veshët më shushërijnë
nga cicërima e zogjve që mblidhen në të
 
Pa pritur
më humbasin tre vargje të kësaj poezie
rendin diku nëpër bar
dhe nuk i gjej dot më…
 
Është ditë e lehtë dhe me dritë…
kam vendosur t’i emërtoj
të gjitha ditët e javës me të njëjtin emër
“netë të hënash me hënë”
dhe do ti dua!
 
Në mesditë
ndej në tel, për t’I ngrohur në diell
rrobat e prindërve të mi
që kanë ndrruar botë.
 
Teli rëndohet dhe epet
nga pesha e eshtrave
që lehtësohen çdo ditë edhe më
 
Pastaj i përmbledh kremastarët
me një përqafim, i ngre peshë
i nuhas dhe i vendos përsërsi në dollap.
 
Lehtësohem çdo ditë edhe vetë
por muret vazhdoj t’i ngre të lartë.
Të gjithë gjarpërinjtë i kam kyçur, jashtë.
 
Bie muzgu…
Ti, vazhdon këndon nën dritaren time
një këngë të thyer.
 
Hija e trishtë
e një statuje të lënduar e të brishtë
barêt nëpër natë
 
©M.P. ( nga vellimi “Përtej…” 2018 )
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s