Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Do t’i vesh hiret me dritë” të autores Nurie Baduni

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Do t’i vesh hiret me dritë” të autores Nurie Baduni
 
Titulli: Do t’i vesh hiret me dritë
Autori: Nurie Baduni
Redaktor: Ismet Mehmeti
Kopertina: Dritan Thomaraj
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
 
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2021
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Baduni, Nurie Do t’i vesh hiret me dritё : poezi / Nurie Baduni ; red. Ismet Mehmeti.
– Tiranë : Ada, 2021
100 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-362-15-5
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
 
 
DY FJALЁ PЁR LEXUESIN
 
Nurie Baduni është një poeteshë relativisht e re. Në klasifikimin e termit “e re” nuk kam parasysh moshën e saj, e cila në mënyrë të gjithanshme reflekton pjekuri, eksperiencë, kulturë, por në raportin e saj me poezinë: është libri i saj i parë me poezi (pas shumë botimeve në shtypin letrar të kohës, në faqen e saj të facebookut apo në rrjete të tjera sociale), por është një prezantim dinjitoz dhe me një titull domethënës: DO T’I VESH HIRET ME DRITЁ.
Duke i shfletuar faqet e këtij libri, poezi pas poezie vëren magjishëm hiret e saj krijuese, shpirtin e saj eksplorator, ndjeshmërinë e hollë, gjumin e arratisur, biseda me hënën, me detin, kur vjeshtën e merr për dore dhe ngazëllehet kur bëhet gjyshe. Gjerësia dhe shumëanëshmëria e mesazheve poetike vërehet shpejt, nuk gjen dy poezi njëlloj, nuk sheh përsëritje, poetesha i shtrydh mirë vargjet nga ujërat e tepërt, i qëndron korrekte ideve të saj, duke nxitur lexuesin të shfletojë librin deri në fund.
Në pjesën e parë “Përse qante deti me shami në dorë?” poetesha i ngjan një udhëtari që bën bilancin e rrugëtimit të saj, shkruar me një ndjeshmëri të hollë përgjegjësie në vargje: “Mendimet e virgjëra e të përdala, / Të harrakatura kohrave, / Luftojnë njëra tjetrën.”
Në pjesën e dytë “Erdha siҫ vijnë dallëndyshet” bën një lloj autobiografie artistike, për veten, familjen, të afërmit, thënë ndryshe transparencën e jetës së saj, të ngritur në art, me thjeshtësinë dhe vitalitetin që e karakterizon, duke e bërë të dashur për lexuesin. “45” është titulli i nje poezie: “Katër, pesë, / Fati më preu në besë, / Numër tek, / Unë tek” duke i dhënë vargut një ngarkesë emocionale, që e bëjnë poeteshën “e re” të veҫantë në llojin e saj.
Kapitulli i tretë “Do ti vesh hiret me dritë” (ndoshta më i realizuari i saj) nga i cili ka marre titullin edhe ky vëllim poetik, tregon qartë rritjen e mendimit, pjekurinë letrare dhe përsosmërine artistike.
Poetesha duket një njohëse e mirë e folklorit, një përpunuese e aftë e vargut popullor, që me talentin e saj e kthen motivin popullor në një mesazh të mirëfilltë poetik, “Hënë moj po të kërkoj, / Nëpër natë e nëpër terr, / Nga një kreshpë e tek një det, / Bardhë e bukur si argjend”, apo diku tjetër: “Rrugës më dole edhe më fole edhe të fola, / Faqen më preke edhe të preka edhe u dogja,/ ngrinë fjalët edhe mendimet edhe psherëtimat, / Shkrinë akujt, u veshën lëndinat, ҫelën trëndelinat.”
Gjashtëdhjetë poezi ndoshta janë shumë për një poeteshë që e ka librin e saj të parë, mund të thotë dikush. Por në rastin tonë nuk ka asgjë të tepërt, vargjet rrjedhin si ujëvara, poezitë e Nuries janë herë fluide, herë të prekshme e herë të zhurmshme si uturima e një katarakti. Këtu qëndron edhe origjinaliteti i saj.
 
ISMET MEHMETI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s