Kalendari poetik: Mario Trejo (1926-2012) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mario Trejo
 
Kalendari poetik: Mario Trejo (1926-2012)
 
Sot, më 13 janar, do të mbushte 95 vjeç Mario Trejo, poet, gazetar dramaturg e libretist argjentinas. Luajti edhe një rol si aktor në vitin 1966 në filmin italian “La via del petrolio” të Bernardo Bertolucci-t. Ja një poezi e tij:
 
 
DORËSHKRIM
 
Dorëzohem.
Feja, mafia,
politika dhe futbolli,
ushtria dhe moda
tërheqin më shumë njerëz se unë.
Janë miliona a pak
por shumë të vendosur
të gatshëm për gjithçka.
Kam të bëj me grupe të vegjël
në një sallë kinemaje në mbrëmje
njësoj si me vetminë
e atyre që luajnë shah
me ngrohtësinë e ca femrave përqark.
Lexoj
kthehem të ndjek një film të vjetër
kaloj natën me Coltrane*
zgjas dorën dhe përkëdhel bukuroshen time
që më fton ta ndezim nga një cigare.
 
John Coltrane* (1926-1967) saksofonist dhe kompozitor amerikan
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s