Poezi nga Anila Karapidou
Ngazëllimi im…
Se ti më ngazëllen shpirtin tim të ndezur moj fjalë bukur.
Në mes të furtunës, kapedan më bën të ndihem në anijen time.
Velat mi shpalos ashtu pa pritur,
Të mposht stuhinë e ndjenjës që kam për ty e ëmbla ime.
Çdo buzëmbrëmje perëndimit,
Dielli ndryshon ngjyrën e purpurtë në të bronxtë.
Në atë vijë kufiri ku dielli i etur puth detin,
Unë xhelozoj për puthjen tënde.
Buzët e tua në hapje më grishin epshin e ndezur që kam për ty.
Endërra më struket nën qerpikët me syt të mbyllur.
Si zog i pakrahê s’trukem në brishtësinë time.
Se ti më ngazëllen shpirtin tim të ndezur.
E duart zgjas të mbështjell në përqafimin tim .
Por ti je ajër, ajër i ftohtë që fshikullon trupin tim,
Që digjet si kongjijtë e fshehur në prush.
Më mundon, më robëron largësia që kemi.
Na ndan deti i gjërë dhe malet përtej.
Se ti je fjalë bukur ëndërra ime.
Dhe unë të ëndërroj, të ëndërroj deri në dhembjen time të fundit shpirtërore.
Dua të ma shërosh dhembjen e shpirtit me melhemin tënd të fshehur buzëve të tua të kuqe si molla e Evës dhe Adamit.
Se ti je ngazëllimi im i përjetshëm moj fjalë bukur.
Kush dashurohet varkëz bën puthjen dhe ëndërron.
Anila Kananasi Karapidou
15/1/2022