Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LARASHI
 
E shikonim hapësirës
sqimatarin kur lartonte,
si nje pikëz arratije,
shpirti ynë pas tij vraponte.
 
Adhurimi qe miklues
ëndërrimi lakmimtar,
ndizej zemrës ngazëllimi
ngiste qiejt, merrte zjarr.
 
Por qiellori krahëhapur,
dashurohej keq me renë,
tretej qiellit i zbardhur,
sikur tallej me sterrene;
 
Ne të lodhur ëndërrimit
shihnim çfarë ndërgjegjia nxiste
admirinim lartësimit,
trim larashin tek voziste.
 
 
KARAFILAT E BUZËVE
 
Një purpur mëngjezor
ndez aromat mbi lule.
Përhap profumin jetësor …
Prandaj, mos më thoni përse thur vargje !
 
Sodis i kënaqshëm format si flakë…
Lutem për adhurim…
Tek sytë e mi shikoj bulëza mendimi,
që fermentojnë brenda gjakut dëshira,
qëshira të gjakta nga pranvera .
 
Kështjella e shpirtit tim
që kurre nuk u pushtua ëndrrash,
dridhet nga karafili i buzëve
Në këtë dorëzim, me sy të lotuar.
 
E habitshme !
Shkruaj e shkruaj pa përtuar,
pa e ditur që me vargje
po ndërtoj krenarinë tënde,
” e mallkuar ” !
 
 
BOTË MALLESH
 
Udhëto deri tek porta e kujtimeve.
Hyr rrallë. E trishtë!
Fytyrat e fantazmave në banesën e trilleve
Luhaten drithërimash … dhe ngadalë
Lëvizin qetësisë së brishtë! “
 
Reflekton dielli rrezet e ylberta mbi zaje
i përthyen lbyrtësi mbi guralecë në verë,
peshq të vegjël …, por të vegjël fare
bien pre e një vocërraku me kanotjere.
 
Tani nuk jam tjetër veçse një botë mallesh,
Një klithje njeriu që rishikon vetveten .
Udhëton te e kaluara nuk mund të çmallet,
tek e nesërmja kujtimet, vdekjes i mbeten.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s