Poezi nga Bardha Alimeta

 
Poezi nga Bardha Alimeta
 
 
Rrugët e qytetit tim …
 
Rrugë që më rritën
ma njohin dhimbjen
trishtimin …, dashurinë
më dhanë gëzim, lumturi
hapësirën pa kufij.
Kam ecur e rendur mbi to
jam rrëzuar e ngritur sërish
në këto rrugë takat e mia
kanë lene gjurmën e tyre të bukur,
pa stonature, ecje të sigurtë
drejt asaj që quhet e ardhme…!
 
 
Çast dimri…
 
Më ngroh ky zjarr
edhe kjo verë zjarrminë ma shton
mendja turbullt pranë zjarrit shtegton…
Më deh kjo verë me aromën e saj.
E dua këtë çast dimri
ku mik zjarrin, verën, librin kam..
mendimet më ngatërrohen prej pijes.
Shpirtin ma ngroh ky zjarr
kjo verë mendjen ma merrr
…e dua këtë çast dimëror .
prane zjarrit një liber, një gote verë në dorë
…e dua këtë vetmi, në këtë çast dimëror.
 
 
Jo nuk ishte ëndërr
 
Si një degë ulliri
ku dua të shplodhem
krahët seç m’ i hape
trupin ma mbështolle.
Zemra rrihte fort
buzët zjarr lëshonin
përvëlim i tyre
vapen më kujtonte.
Detin kaltërosh
netët plot magji
jo, kjo nuk ish ëndërr
por ish, dashuri…!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s