Kalendari poetik: Józef Baran 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jozef Baran
 
Kalendari poetik: Józef Baran 1947
 
Më 17 janar është data e lindjes së Józef Baran, poet dhe gazetar polak, autor i tridhjetë librave. Pasi mbaroi teknikumin e minierave, diplomoi në Krakow për gjuhën polake. Filloi të botonte poezi qysh në vitin 1969 në shtypin letrar të kohës. Pas vitit 1989 poezitë e tij u futën në programin mësimor në Poloni. Autor i përkthyer në rreth 20 gjuhë; ja një poezi e tij në shqip në 75 vjetorin e lindjes:
 
 
GARË
 
sot marrëzia
kalon njëmijëfish
shpejtësinë e dritës
 
rend me makina gjithnjë e më të shpejta
nëpër autostradat shumëngjyrëshe të ekraneve
flet të gjitha gjuhët rrjedhshëm
ka hedhur rrënjë
në titujt e gazetave
dhe në malin më të lartë të mençurisë
 
në krahasim me mençurinë
nuk ecën, fluturon
ndryshe nga mençuria
në buzët e sytë e botës
goja i shkon vesh më vesh nga gazi
e ardhme hyjnore e pret
 
në Olimpiadat e saj
stadiumet me tërbim mbushen
dhe unë e le veten të ma kalojë
fatlumi tjetër
që nuk më beson
kur i jap fjalën
 
se në këtë garë i fundit kam për të dalë
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s