Alessandro Baricco
Kalendari poetik: Alessandro Baricco 25 janar 1958
Alessandro Baricco, shkrimtar. eseist, kritik muzikor dhe udhëheqës televiziv, mbush sot më 25 janar 64 vjeç. Qyteti i lindjes Torino dhe skuadra e tij e zemrës “Torino”. Fitues i çmimit Viarexho në vitin 1993 dhe shumë çmime të tjerë.
Para dy ditësh, lajmëroi miqtë nga faqja e tij në facebook se është në spital. Vuan nga një lloj leuçemie dhe ka nevojë për transplant qelizash staminale, të cilat do t’ia japë motra e tij. Mjekët e spitalit janë optimistë.
Kjo qe arësyeja përse nga të gjithë poetët që kam për ditën e sotme përzgjodha Baricco-n, për t’i uruar ditëlindjen dhe shërim të shpejtë:
NDIQ DËSHIRAT
“Nuk është jeta ashtu siç e përfytyron ti. Ka rrugën e saj ajo. Ti tënden. Unë jo se nuk doja me qënë i lumtur, këtë gjë, jo njëherë. Doja…të shpëtoja, hë, po: të shpëtoja. Por vonë e kuptova nga duhej të shkoja: andej nga dëshirat. Shpreson njeriu të jenë të tjera gjëra që shpëtojnë njerëzinë: detyra, ndershmëria, me qënë të mirë, të drejtë. Jo. Dëshirat të shpëtojnë. Janë e vetmja gjë e vërtetë. Qëndro me to dhe je i shpëtuar. Por e kuptova tepër vonë. Në i dhënç kohë, jetës, ajo vërtitet si s’ta merr mendja, pa mëshirë: dhe ti merr vesh se atë çast s’mund të dëshirosh diçka pa u dëmtuar. Dhe atje gjithçka bëhet lëmsh, s’ke nga t’ia mbash, sa më shumë nevrikosesh aq më shumë lëndohesh. S’ke nga ia mban. Kur ishte tepër vonë, fillova të dëshiroj. Me të gjitha forcat. U lëndova aq shumë sa s’ta merr mendja.”
© shqipëroi Maksim Rakipaj